Reperja e njohur Cardi B bëri bujë me kritikat e saj të forta ndaj mbështetësve të Donald Trump, pak kohë pas fitores së tij në zgjedhjet amerikane.
Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në TikTok, artistja fituese e Grammy teksa shprehu pakënaqësinë e saj ndaj mbështetësve të Trump, artistja tha se ishte krenare për Kamala Harris, e cila arriti të fitonte shtete si Kalifornia dhe Kolorado, megjithëse nuk ishte në gjendje të mundte kundërshtarin e saj.
“Çfarëdo që të ndodhë, e di që ajo është ndoshta emocionale tani. E di që ka shumë gjëra në mendjen e saj dhe e di që ajo nuk e dëgjon këtë, por në një moment tjetër do ta dëgjojë. Thjesht shpresoj se ajo e di se pavarësisht se çfarë ndodh sonte, miliona njerëz janë krenarë për të. Gratë në mbarë botën janë krenare për të. Gratë me ngjyrë janë krenare për të”, u shpreh Cardi B.
Duke lexuar një koment ku shkruhej “Cardi, ne kemi nevojë për ty në inaugurimin e Trump”, ajo tha: “Betohem në Zot se do të të këndoj, largohu nga unë!” Nuk të duroj më! Unë jam shumë e trishtuar. Të betohem, jam shumë e trishtuar”.
Cardi B vazhdoi duke thënë se Harris ishte e vetmja që e bëri të votonte.
“E di se si u ndjeva në fillim të vitit, nuk doja të votoja për askënd. Ajo ndryshoi mendjen time, më duket se ishte shumë e sinqertë dhe tha gjëra që doja të dëgjoja”, shtoi ajo.
Cardi B është një nga shumë personazhet e famshëm që kanë mbështetur Harris për presidencën amerikane.