Votoi më 30 qershor, kryebashkiaku i PDIU ndëshkon në ikje drejtoreshën e kopshteve! 6 familjarë 'varin' shpirtin në 1 pension!

Votoi më 30 qershor, kryebashkiaku i PDIU ndëshkon në ikje drejtoreshën e kopshteve! 6 familjarë 'varin' shpirtin në 1 pension!

Një nënë e tre fëmijëve dhe edukatore në fshatin Pejovë Peqin, është larguar padrejtësisht nga vendi i punës, kjo pasi ka marrë pjesë në zgjiedhjet e 30 qershorit. Pra edhe ajo është një nga viktima e shumta të hakmarrjeve politike që ndodhin në vendin tonë. Pas 26 viteve punë si edukatore Albana Draga është pushuar nga puna si drejtoreshë në kopshtet e fshatrave Përparim, Pajovë dhe Shezë të Bashkisë Peqin, me urdhër të kryebashkiakut në ikie Saimir Hasalla (PDIU).

Pasi i ka kushtuar jetën edukimit të fëmijëve, tashmë Albana Draga gjendet e papunë dhe duhet të përballet me vështirësitë që i paraqiten në rritjen e fëmijëve. Familja e saj përbëhet prej bashkëshortit, 2 vajzave e një djali, si dhe prej vjehrrës së saj. Po ashtu, ajo duhet të kujdeset dhe për prindërit. Prej një viti bashkëshorti i saj është pa punë dhe tashmë, me largimin e Albana Draga nga puna, kjo familje prej 6 personash, duhet të jetojnë me një pension.

Shqiptarja.com siguron dokumentin që i është paraqitur Albana Dragës, me vendimin e shkarkimit nga puna. Por ky dokument, në hartimin e tij ka paqartësi dhe kontradikta. Në pikën e parë, thuhet se miratohet dorëheqja e zonjës Albana Draga, që mbante postin drejtoreshë në kopshtet Përparim, Pajovë dhe Sheze, ndërkohë që ajo përgënjestron në mënyrë absolute që ka dhënë dohëreqjen.

Po fill në pikën e dytë, thuhet se ajo ka mbaruar kontrata e punës, ndaj për këtë arsye duhej të largohej nga puna. Ndërkohë që Albana Dranga ka fituar atë vend pune pas një konkursi. Dokumenti mban datën 2 korrik, por ka mbërritur në dorë të saj, vetëm më 13 gusht. Po ashtu në dokument komunikohet që marrëdhëniet financiare të ndërpriten që më datë 30 qershor.

Albana Draga, si një qytetare e lirë shkoi për të votuar në zgjedhjet e 30 qershorit, duke ushtruar të drejtën e saj legjitime, por vetëm një ditë më pas mësoi se e kishin hequr nga puna për këtë arsye.

Me datë 01 korrik 2019, Albana ka marrë një telefonatë nga punonjës të bashkisë, të cilët i kanë komunikuar se është shkarkuar nga puna por kanë refuzuar t’i japin shkresën që vërteton këtë vendim. Albana ka vazhduar punën, por në momentin e pagesën, ndryshe nga pjesa tjetër e punonjësve, ajo nuk ishte paguar. Shkon sërish në bashki, ende pa u mandatuar kryetari i ri, ku nuk ka mundur të kontaktoj me ish kryetarin për tre jave. Pasi mori detyrën kryetari i ri i bashkisë,  edukatorja ka shkuar sërish me datë 13 gusht 2019 dhe i është komunikuar se janë gjetur tre urdhra për shkarkim,  të lënë të firmosur nga ish kyertari Saimir Hasalla.

Albana, thotë se Kryetari i Bashkisë  Peqin, Saimir Hasalla, nëpërmjet një komunikimi me celular, i ka kërkuar asaj dhe  administratës që të mos shkojë të votojë në zgjedhjet e 30 qershorit. Ndaj dhe për këtë arsye ka ardhur dhe shkarkimi i saj nga puna. Babai i Albanës ka qenë gjithmonë komisioner i Partisë Socialiste në votime. Gjithashtu bashkëshorti i saj ka punuar sekretar komune, duke qenë edhe anëtar i PS.

Albana Draga u shkarkua me urdhër të kryetarit tashmë të larguar Saimir Hasalla, i cili u zgjodh kryetar i bashkisë së Peqinit në zgjedhjet lokale të vitit 2015, si përfaqësues i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Kjo parti ish-aleate e PS, tashmë është krah PD kundër zgjedhjeve të 30 qershorit.

Albana shprehet se është larguar padrejtësisht nga vendi i punës dhe kërkon që të rikthehet. “Më kanë larguar padrejtësisht, nëse ka vetëm një ankesë ndaj meje, unë jap dorëheqjen, por nuk ka asnjë ankesë” tha për Shqiptarja.com.

Draga ka punuar me vite si edukatore dhe drejtuese kopshti. Duke nisur nga viti 1993, ajo ka kaluar nepër vende pune, nga një fshat në tjetrin. Nga viti 2006 ajo ka punuar si drejtoreshë. Në kohën e qeverisë Berisha, Albana është detyruar të shkojë të punojë në fshatra larg shtëpisë së saj, ku vështirësia ishte e madhe. Po kjo gjë nuk e ndali, ajo asnjëherë nuk hoqi dorë dhe nuk pranoi të nënshtrohej ndaj kërkesave me interesa politike.

Në kohën kur punonte edukatore kopshti në Fshatin Pajove, ishte koha e qeverisjes Berisha, ndaj dhe punonjësit ishin të detyruar që të shkonin nëpër mitingje. Për shkak të një gjendje shëndetësore jo të mirë, pasi kishte ardhur në jetë fëmija i saj i tretë, Albana e kishte të pamundur të merrte pjesë në miting. Drejtori i asaj kohe Ali Gripshi, ushtronte kontrolle në kopësht dhe nisën menjëherë qortimet ndaj saj.

Kujtojmë se ka qenë vetë opozita e cila ka denoncuar dhe ka dalë kundër rasteve ku ushtrohej presion ndaj punonjësve për shkak të votimeve. Por nga ky rast shihet se sorollatja dhe orvatja e gjithë këtyre viteve ndaj edukatores Albana Draga është bërë vetëm për shkak të përkatësisë së saj politike.

Albana ka mbaruar shkollën e Mesme Pedagogjike Luigj Gurakuqi në Elbasan në vitet 1989-1993 në degën Edukatore Kopshti. Me shumë sakrifica dhe pa para, ajo arriti të shkollohej. Për shkak të largësisë, ajo si dhe shumë të tjerë gjatë viteve të tranzicionit nga komunizmi në demokraci, ka qëndruar në konvikt. Pasioni dhe dashuria që ka për punën e saj, kanë bërë që Albana të mos dorëzohet dhe të vazhdojë duke dhenë më të mirën e saj për edukimin e fëmijëve gjatë gjithë jetës.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lesheli: 17/08/2019 14:49

    Po edhe ky çami i mutit bekerka nga keto veprime.... Jo se kisha menduar kurre qe partia Çame e Idrizit nuk ben te tilla padrejtesi! Se ky Shpetim Idrizi te hap barkun neper ligjerata per drejtesi e per moral. PDIU eshte njelloj shushinje e njejte si LSI-ja vetem se nuk ka arritur te kete peshen e kesaj te fundit se nuk ka patur pushtet si Likja. Ptu fare e keqe.

    Përgjigju
    • Kiuuu: 26/08/2019 20:24

      Ik mer mutt

  • Hinglateri: 16/08/2019 23:33

    Sa turp

    Përgjigju
  • Tani: 16/08/2019 22:04

    Dihet Rama ta merr persipër qmendurin e atyre plehrave...!!!

    Përgjigju
  • Lake: 16/08/2019 19:46

    Ore keta s,jane ne vehte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari