Kreu i PD, Sali Berisha, së bashku me bashkëshorten, djalin dhe gruan e këtij të fundit, votuan mëngjesin e sotëm për parlamentin e ri.
Berisha u bëri thirrje qytetarëve të votojnë masivisht, por nuk i dha përgjigje pyetjes se a do të njohë rezultatin e këtyre zgjedhjeve.
“Së pari, një thirrje zemre për çdo qytetar shqiptar: Sot të votojnë, të votojnë, të votojë për veten e tyre, për fëmijët e tyre, për pensionet dhe rrogat e tyre, për punën, punësimin, biznesin, fermën e tyre, të votojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre në këtë vend”,- tha Berisha.
“Të votojnë. Unë, meqë më pyet çdo njeri që takova, unë takova njerëz të gëzuar, të sigurtë në votën e tyre dhe mezi presin rezultatin. Pra, do të kemi një ditë të dytë vere. Do të kemi një ditë të dytë vere, ndaj dhe një herë thirrja ime: votoni, votoni, votoni”,- tha Berisha.
Krydemokrati gënjeu edhe pas zbulimit të dokumenteve, duke mohuar sërish se ka kërkuar vizë për udhëtimin në SHBA.
“Ate që kam thënë, do ta them dhe kjo është e vërtetë”,-tha Berisha.
K.M/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
2 Shkurt, 13:24
A e mbështesni kërkesën e gjyqtarëve për rritje page?
-
Po
14.1%
-
Jo
81.5%
-
Nuk e di
4.4%
Vota total: 2713
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ka apo s'ka reforma me Ramën, kë Berishë të besojmë? (VIDEO)
3 Shkurt, 22:29
-
Salianji sfidon publikisht Berishën dhe Nokën: Humbësat serialë s’kanë shans të përcaktojnë anëtarësinë e PD-së! Janë të dëshpëruar
3 Shkurt, 22:24
-
Skënder Minxhozi: Duke pritur ngujimin
3 Shkurt, 22:20
-
Në ditën e 57-të para kryeministrisë, Lapaj: Rama dhe Berisha dy autorët që e kanë sjellë vendin në këtë pikë
3 Shkurt, 21:24
-
Flogert Muça: Sot PD vrau protestën e 10 shkurtit duke shkuar në Komision te PS!
3 Shkurt, 21:21
-
Ylli Pata: Cila është ‘lista e dëshirave’ e PD për reformën territoriale?
3 Shkurt, 20:34
-
Roland Lami: Çadra, një instrument gjenial dështimi
3 Shkurt, 20:05
-
‘PD në gjumë letargjik, ka lidership të lodhur’- Alesia Balliu: Protesta e 10 shkurtit është thirrur nga Berisha për mbijetesë politike
3 Shkurt, 19:49
-
‘Bojkoti i reformës territoriale i shërben mazhorancës’! Dashamir Shehi për Report TV: Berisha nuk është më i vlefshëm për të udhëhequr opozitën!
3 Shkurt, 18:44
-
‘Paradite thoni tjetër gjë, pasdite tjetër gjë’- Salianji ‘këshillon’ Berishën për ‘Territorialen’: O zotërinj, shkoni në Komision me propozime konkrete
3 Shkurt, 18:30
-
'Po e milni partinë si lopë për interesat tuaja'- Salianji ‘gozhdon’ kupolën drejtuese të PD-së: Kur afrohen zgjedhjet, bunkerizoheni!
3 Shkurt, 18:15
-
Salianji nga Fieri: Nëse dikush ka aftësitë të bashkojë opozitën të propozohet edhe kandidat për kryeministër
3 Shkurt, 18:11