Ish-deputeti i PD-së Myslim Murrizi ka shpërthyer ndaj deputetëve që votuan sot pro ratifikimit të marrëveshjes së Shqipërisë për Bordin e Paqes me Palestinën, ku Edi Rama do të përfaqësojë vendin tonë.
Në një postim në rrjetet sociale, Myslim Murrizi nuk i ka kursyer sharjet dhe ofendimet ndaj anëtarëve të partisë së tij.
Ish-deputeti shkruan se të votosh Ramën si përfaqësues të Shqipërisë në “Shtëpinë e Bardhë”, tregon se kemi të bëjmë me një opozitë të dobët.
Ndërsa po ashtu ai nuk nguron t’i përmendë opozitës edhe herët e tjera që ka votuar pro qeverisë.
Postimi i plotë i Myslim Murrizit:
Një opozitë e tredhur nga frika apo servilizmi, nga blerja apo pazaret e pista me regjimin, është më keq se sa pa opozitë fare.
Të votosh Ramën për të qenë përfaqësues edhe i opozitës në bordin e “paqes” dhe në Shtëpinë e Bardhë tregon se mender deputetët e opozitës janë bythëc të pështirë ndaj çdo të huaji dhe është pothuajse e njëjta situatë si në shtator 2021, kur mbi 80% e deputetëve pranuan nënshtrimin që ua bëri Yuri Kim, duke u treguar barin opozitarëve dhe spurdhjak deputetët i lëpiheshin nga pas si qen të zgjebosur, dhe dy vite më vonë, në shtator 2023, po me të njëjtin stil të pështirë iu lëpin Berishës për të qenë sot në parlament si plehra pa vlerë, se janë aty pa vota as të demokratëve e as të qytetarëve.
Kur ju votoni Ramën për t’ju përfaqësuar në një forum leshi pa asnjë vlerë juridike ndërkombëtare si të tredhur, atëherë pse kërkoni që të mos e votojnë shqiptarët nga halli, nga frika ose me pagesë?
Keni kohë që votoni bashkërisht çdo qelbësirë që ju vjen për shtat dhe pastaj derdëllisni për revolucion leshi.
Më 17 qershor 2017, si të tredhur, votuat 27 fundërrinat e vetingut dhe pasi i votuat filluat të lehni si qen të pshurrur kundër vetingut.
Në 2022 votuat zgjatjen e mandatit të fundërrinave të KPK-së së vetingut me dy vjet dhe sot e keni në krah deputet të PS-në njërin prej atyre që i zgjatët mandatin për të shkarkuar gjyqtarë e prokurorë për bindje politike apo përkatësi krahinore.
Olsi Kominçi ka marrë votat tuaja në 2022 dhe sot është deputet i PS-së.
Votuat amnistinë penale me mashtrimin se do dalin nga burgu protestuesit dhe dolën nga burgu me votën tuaj vetëm hajdutët dhe mashtruesit.
Votuat në korrik 2024 Kodin Zgjedhor për të mbyllur listat me 1/3, duke mashtruar si të pështirë se ishte detyrim nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe në fakt ishte vetëm interesi juaj i qelbur për të siguruar një karrige të dhjerë në parlament, që të rrini si të dhjerë kur ju “dhjeu” sot Rama në surrat duke ju thënë se do më votoni rresht si ushtarë, sepse jeni pa moral, pa dinjitet, pa këllqe dhe frikacakë të ndyrë e servilë të pështirë.
I dhatë firmat Endri Shabanit dhe me firmat tuaja dhe votat e Ramës u bë Avokat i Popullit dhe pastaj hani m… si zagar se do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese.
Po si mendoni ju, mor plehra, që ju ta votoni Ramën të enjten për t’u kapardisur në Washington dhe ne populli opozitar do vijmë ta rrëzojmë të shtunën??????
Po kaq superior nga mendja e mbani veten ju, soj qelbënikësh dhe bastardë pa moral të pistë e të qelbur në gen, ku jo pak prej jush vijnë nga familjet më të degjeneruara dhe komuniste që ka Shqipëria!!!
Kryeministri i Anglisë, Z. Starmer, ia tha në sy Presidentit Trump që JOOO, nuk mund të jem anëtar i këtij bordi të paqes kur aty ka individë që kanë bërë masakra në Gaza, si kryeministri i Izraelit, një monstrë me fytyrë njeriu.
Po ju, mor plehra deputetë të opozitës që votuat sot Ramën për t’u ngrëhur e për t’u tallur me ju, a e dini veten më të zgjuar se Kryeministri i Anglisë???
Po si mund të jetë Rama në bordin e “paqes” me votën tuaj, kur ky monstrë ka përzënë nga Shqipëria rreth 1 milion shqiptarë dhe ka luftuar paqen brenda Shqipërisë duke nxitur urrejtjen ndaj qytetarëve opozitarë, jo ndaj jush, spurdhjakë opozitarë leshi.
Izraeli, mor palaço deputetë që serviloseni si lavire semafori ndaj çdo jo shqipfolësi, ka vrarë në Gaza që nga 7 tetori 2023 mbi 72 000 palestinezë, nga të cilët 20 179 janë FËMIJË dhe 10 472 janë GRA.
Ka plagosur e gjymtuar 172 000 qytetarë të pafajshëm palestinezë, nga të cilët 44 123 fëmijë dhe 23 769 gra.
Dhe që nga 9 tetori 2025, ku gjoja u firmos armëpushimi, Izraeli ka vrarë mbi 500 palestinezë, sepse nuk e do dhe nuk e dëshiron PAQEN me Palestinën, atë “paqe” për të cilën ju fundërrina votuat sot Ramën për të përfaqësuar Shqipërinë dhe shqiptarët edhe me votën tuaj që i vjen era hale, siç keni treguar se jeni vetë.
TURPI JU MBULOFTE, EDHE PSE JU KENI LINDUR DHE BASHKËJETONI ME TURPIN NJËLLOJ SI QENTË E TUFËS.
MË MIRË PA OPOZITË FARE SE SA NJË OPOZITË FASADË E REGJIMIT TË GYSIT, GESIT, VISIT E PISIT.
Tani dilni të shtunën e flisni “kundër” Ramës në miting, se nuk ju pjerdh askush as çfarë flisni e as çfarë m… do hani, sa kohë që keni votuar pro Ramës sa herë i është dashur Ramës vota juaj e dhjerë, o frymorë të dhjerë deri në fyt.
Komente










