Vox Baroque në Shqipëri, Enrica
Mari rikthen shpirtin e muzikës së '500-s

Vox Baroque në Shqipëri, Enrica<br />Mari rikthen shpirtin e muzikës së '500-s
Baladat e vjetra dhe këngët napolitane janë rikthyer këtë herë në oborrin e Ambasadës Italiane në Tiranë në kuadër të festivalit Vox Baroque që e ka nisur udhëtimin nëpër Shqipëri, që nga data 2 korrik. Festivali përfundon të martën në mbrëmje, në Galerinë kombëtare të Arteve
 
Finestra bassa, një këngë popullore italiane e vjetër, e viteve 1500, me autor anonim dhe që është kënduar fillimisht me një lloj lahute, por e përpunuar në kohë për instrumente si mandolina, pianoja e më gjerë ka mbetur një perlë e muzikës, falë kompozitorëve të shquar italianë.
 
Sopranoja italiane Enrica Mari, anëtare  e Ansamblit Festa Rustica që ka publikuar edhe albume me këngët napolitane të viteve 700 solli në skenë të gjithë forcën e pasionit dhe dashurisë napolitane.
 
Ambasadori i Italisë Alberto Cuttillo para se të niste ky festival foli për rrugëtimin të muzikës napolitane, nga ajo e baladave, këngëve të dashurisë e maktheve të xhelozisë që udhëtuan mes melosit dhe dramave të jetës për të krijuar në vitet 700 muzikën barok që nisi në Napoli. Janë këto këngë plot mesazhe dashurie, sicc është “La Farfallina” kënga për fluturën mesazhere të dashurisë. 
 
Sopranoja e njohur Inva Mula e pranishme në këtë festival flet për magjinë e këtyre këngëve që kanë hedhur edhe themelet e operës botërore
 
Është një program unik. Nuk e kemi dëgjuar. Besoj ka qenë një zgjidhje shumë e mençur dhe shumë e rafinuar e drejtorit artistik të festivalit, Jusuf Beshiri. Të përziesh muzikën barok të viteve 1500-1600-1700 me këngët napoletane, ku vërtet Napoli ka patur një traditë të jashtëzakonshme në muzikë. E tregon që ccdo gjë e ka zanafillën tek melodia. E ka zanfillën te kënga e thjeshtë, e ka te melosi i popullit. Dhe, ishin vërtetë këngë shumë të bukura, që të ndërthurura me sonatat e Scarlatti-t sillnin një freski muzikore, e cila më solli nostalgji, por më bëri edhe të reflektojë”, shprehet sopranoja Mula.Për sa i përket refklektimit të sopranos Mula, është një lidhje me kujtesën e saj për rrugëtimin e këngëve shkodrane, një udhëtim i ngjashëm më këngët napolitane që shkuan drejt muzikës së përpunuar. “Pikërisht unë atë do thoja, kënga është melosi i thjeshtë, si ajo që kemi dhe ne në këngët e veriut, që është repertitiv gjithë kohës sicc janë këngët naplitane. Po e bukura ishte që këto këngë ishin në gjuhë napolitane, që është një gjuhë antike që nuk flitet sot", shprehet sopranoja e njohur Inva Mula, e cila e nisi shkëlqimin e karrierës së saj, në Itali, pikërisht ku e kanë zanafillën edhe këto këngë",shprehet sopranoja 

Sopranoja italiane Erika Mari dhe pianisti Jusuf Beshiri kanë përcjellë për publikun mes duartrokitjeve edhe tarantelën e famshme “Michela mia”.

Kjo është një nga ariet më të bukura popullore italiane me zanafillë para pushtimeve turke. Është kënga që tregon për një vajzë të lindur në mes të detit.

Redaksia online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur