"Pesë mijë vende pune janë të lira". Kështu deklaroi ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Olta Xhaçka në hapjen e panairit të punës në Pallatin e Kongreseve.
 
Ajo tha se prioritet do të kenë të rinjtë, romët, gratë, por edhe emigrantët e rikthyer në vend.
 
"Në panair janë pjesëmarrëse 80 kompani dhe kanë deklaruar 5 mijë vende pune të lira për të gjithë punëkërkuesit.
 
Prioritet në kompanitë e komunikimit, sistemit bankar apo shërbimet kanë të rinjtë, gratë, romët, por edhe emigrantët që janë rikthyer.
 
Një mijë punëkërkues mund të punësohen menjëherë në ditët e para të panairit.
 
Panairi i këtij viti është vazhdimësi ku mijëra punëkërkues arritën që të gjenin një punë në vitet e kaluara.
 
Qeveria ka një vëmendje të veçantë ndaj punësimit
" deklaroi ajo.
 
Ministrja e re e Mirëqenies Sociale theksoi gjithashtu se pas 4 javësh do të hapet panairi i arsimit profesional.