ITALI- Një i dyshuar tjetër është vënë në hetim nga policia Italiane për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar Enrico Aliaj, i cili humbi jetën pasi u qëllua me plumb në kokë. Ai është shoku i viktimës dhe vëllait të tij Elham Aliaj, një 17 vjeçar italian, i cili ishte në banesë në momentin kur ndodhi vrasja dhe me pas u largua nga banesa.
Të tre, përfshirë dhe viktimën, i janë nënshtruar tashmë ekzaminimit, për të konstatuar ndonjë gjurmë të mbetjeve të zjarrit në duart e tyre.
Rezultati i këtij ekzaminimi, së bashku me rezultatet e autopsisë dhe raportin balistik, do të jenë përcaktues për të vërtetuar ose jo versionin e dhënë nga dy miqtë se bëhej fjalë për një loje të rrezikshme (ruletë ruse), që përfundoi në tragjedi, pasi Enriko qëlloi veten.
Shqipe Aliaj, nëna e viktimës, tha në një intervistë për Report TV se djali i saj po luante me pistoletën me mulli me një fishek të vetëm në momentin kur qëlloi veten. E gjithë skena e ngjarjes është parë nga vëllai tjetër 18 vjeçar dhe shoku i tyre i cili ishte i pranishëm. Megjithatë hetimet për vdekjen e të riut vijojnë.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 3 qershorit në provincën e Piacenzas. Ditët e ardhshme pritet të kryhet edhe autopsia në trupin e 20-vjeçarit, për të zbardhur më shumë elementë në lidhje me trajektoren e plumbit.
Viktima merrej edhe me aktivitet sportiv ku në rrjetet sociale shfaqet duke luajtur futboll dhe me uniformë. Enrico jetonte me prindërit e tij, vëllain e tij 18-vjeçar Elham dhe motrën e tij më të vogël.
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kush ka mbajtur qëndrimin më të saktë rreth situatës në veri të Kosovës?
-
Rama
55.8%
-
Kurti
38%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 1880
Lajme të tjera
-
Aksidenti tragjik në Itali/ Identifikohen 21 viktimat, 9 prej tyre ukrainas! Mes tyre dhe një çift i sapomartuar, vajza shtatzënë ndërron jetë
4 Tetor, 22:41
-
U vra nga ish-partneri në Itali, funerali i Klodiana Vefës të shtunën në Shqipëri, hapet llogari bankare për dy fëmijët jetimë
4 Tetor, 22:34
-
Engjëll Agaçi nderohet si Kalorës i Meritës i Republikës nga presidenti Mattarella! Historia e panjohur e “eminencës gri” pranë Edi Ramës
4 Tetor, 18:38
-
Itali/ Autobusi ra nga mbikalimi, 21 viktima dhe 15 të plagosur! Mjeti ishte marrë me qira nga një grup turistësh! Në vendngjarje s’ka shenja frenimi (FOTO+VIDEO)
4 Tetor, 07:56
-
FOTO+VIDEO/ Itali, Autobusi bie nga mbikalimi në Mestre dhe përfshihet nga flakët! 21 viktima, mes tyre 1 fëmijë! 15 të plagosur, 5 në gjendje të rëndë
3 Tetor, 21:11
-
Itali/ Ra nga dritarja e katit të tretë të shtëpisë, 1-vjeçarja shqiptare në luftë për jetën
3 Tetor, 19:08
-
Nuk paguan faturën prej 8800 eurosh, çifti arratiset nga dasma luksoze ne Itali
3 Tetor, 18:37
-
Firence ndalon qiratë afatshkurtra në qendrën historike, ata që nuk respektojnë vendimin rrezikojnë gjobë deri në 5000 euro
3 Tetor, 15:45
-
‘Meloni, nuk je e mirëpritur në Torino’! Shoqërohet me tension protesta e studentëve në Itali! Kërkojnë ulje të çmimit të qirave
3 Tetor, 13:07
-
Papa sugjeron që Kisha Katolike mund të bekojë lidhjet mes personave të gjinisë së njëjtë
3 Tetor, 08:44
-
Vrasja e shqiptares nga burri në Itali, vajza: I thashë babait se dashuria s'është me detyrim! Mikja: E ndjente se do ta vriste, më tha ‘po më mbaron koha’
1 Tetor, 13:10
-
Procesi i regjistrimit, Balla takim me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Itali: Synimi i nismës, garantimi i së drejtës së votës
30 Shtator, 15:24