Vrasja e Ardian Nikulajt, del imazhi i parë real i ekzekutorit portugez! Momenti kur i mësojnë të flasë shqip e të ofendojë Ramën (VIDEO)

Kjo video e xhiruar në ambientet e një lokali shfaq portugezin Ruben Saravia, ekzekutori i Ardian Nikulajt më 19 prill në pronën e tij në Shëngjin. Filmimi amator mendohet se është xhiruar në ditët e fundit përpara vrasjes tragjike, ndërsa nuk dihet saktësisht vendndodhja, në Lezhë, Shëngjin apo në Shkodër. Video është filmuar nga njerëz të rastësishëm, grup shoqëror që vetë 28-vjeçari i ka njohur gjatë qëndrimit të tij gati 3 mujor brenda territorit të vendit tonë.

Në materialin filmik 7 sekondash, personat që janë në tavolinë e mësojnë Saraivën të shaj kryeministrin Edi Rama në gjuhën shqipe, dhe vrasësi gjakftohtë të njëjtën gjë bën. Veprimi i tij ekzalton jo pak të pranishmit, të cilët nisin të brohorasin.

Ky është imazhi i parë real i Ruben Saravias, i cili publikohet i plotë, pas vetëm një foto identikit që u shpërnda ditën e zbardhjes së ngjarjes nga vetë hetuesit. Përmes kësaj video dallohet qartë se sa shumë është përshtatur portugezi Saravia me shqiptarët, të cilët kishte vetëm pak kohë që i kishte njohur dhe Shqipërinë. 

Ruben Saravia hyri në vendin tonë përmes aeroportit të Rinasit në datën 14 shkurt dhe u prit nga organizatori dhe financuesi i vrasjes së Nikulajt, Edomond Haxhia. Pasi qëndroi për më shumë se 2 muaj në banesën e këtij të fundit në fshatin Kakarriq, me lëvizje të shumta sa në Shkodër e sa në Shëngjin, për të vëzhguar të gjitha lëvizjet e biznesmenit dhe politikanit lokal, qëlloi me 7 plumba drejt tij, duke e lënë të vdekur në vend. Saravia bashkë me britanikun tjetër Harry Simpson u largua nga Kapshtica dhe akoma nuk janë lokalizuar, teksa dyshimet janë për 4 shtete në total, Greqi, Itali, Portugali dhe Britani të Madhe. Nga grupi prej 6 personash i vrasësve dhe ideatorëve u arrestuan të shtunën në Londër, pas lokalizimit nga autoritetet shqiptare, Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Tomas Mithan dhe Harriet Bridgeman, të cilët i tradhtuan valët e celularëve që shërbyen për t’i gjurmuar.

Rolet e anëtarëve të grupit kriminal
Edmond Haxhia ishte porositësi dhe organizatori i atentatit. Portugezi, Ruben Saravia ishte ekzekutori i planit, personi i shfaqur me motor dhe jelek fosforeshent i cili qëlloi për vdekje me 7 plumba biznesmenin Ardian Nikulaj, e ndërsa 4 britanikët e tjerë kishin rolin e vëzhguesit. I pari mbërriti më 14 shkurt, portugezi Saravia, që në zonën e Lezhës u shfaq si turist. Ai ka qëndruar në shtëpinë e Haxhisë, në Kakarriq. Britanikët, mes të cilëve, çifti Harry Simson dhe Harriet Bridgeman, kanë ardhur njëri pas tjetrit në kohë të ndryshme, të gjithë nën kamuflimin e turistëve, por kanë mbledhur informacione mbi lëvizjet e Nikulajt. Një prej tyre Stiven Hunt ka qëndruar për disa ditë edhe në hotelin “Coral” në pronësi të Nikulajt, siç është edhe një moment i fiksuar në kamera, kur hyn natën në hotel dhe gjen rojën në gjumë. Hunt mendohet se ka arritur të depërtojë edhe në sistemin e kamerave të sigurisë së biznesit duke i dhënë grupit mundësinë të vëzhgojë në kohë reale lëvizjet e biznesmenit. 

Historia e hasmërisë mes 2 fiseve që nisi për 1000 lekë
Hasmëria mes fisit Palaj (Lektasaj) dhe Nikulaj e ka zanafillën në vitin 1996 ku anëtarë të familjes Palaj (Lektasaj) kanë ekzekutuar vëllain e Ardian Nikulaj, pas një konflikti të çastit në një pikë karburanti për 1000 lekë karburant. Pas kësaj vrasje në Lezhë janë ekzekutuar në një atentat dy anëtarë të familjes Palaj (Lektasaj). Sot e kësaj dite kjo ngjarje e rëndë e ndodhur disa vite më parë është e pazbardhur dhe s’ka asnjë autor të dënuar nga drejtësia. Mendohet se vrasja e Nikulajt ka ardhur pikërisht në vazhdën e këtyre krimeve për gjakmarrjeje.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Behari: 01/05/2023 19:26

    Ky Berisha edhe sipatizantet i ka vrases. Budall fare iy porositsi paskq lene nam duke bere galllat lart e posht me vrasesit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg