‘Do të më vrasin në Shqipëri’, ka thënë portugezi Ruben Saraiva, i cili një ditë më parë u la në burg nga Gjykata e Lezhës, si i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj me 19-prill të vitit që lamë pas në Shëngjin.

28-vjeçari i ekstraduar nga Maroku për tu përballur me drejtësinë shqiptare, ka qenë i veshur me antiplumb gjatë seancës gjyqësore për rivlerësimin e masës së sigurisë të dhënë në mungesë ndaj tij, ndërsa në deklarimet para togave të zeza ndonëse ka mohuar përfshirjen në vrasje është shprehur i frikësuar se mund t’i rrezikohej jeta gjatë qëndrimit në Shqipëri.

"Sa më gjatë të qëndroj në Shqipëri jam i rrezikuar", mësohet të ketë thënë Ruben Saraiva i cili ka refuzuar të japë dhe gjeneralitetet e plota gjatë seancës gjyqësore të ditës së martë.

Pas caktimit të masës së sigurisë arrest në burg pa afat, nën masa të rrepta sigurie, 28-vjeçari portugez u dërgua në Burgun e Reçit në Shkodër, nga ku mësohet se është hartuar një plan masash për garantimin e sigurisë së tij.

Po për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj janë arrestuar në Angli 3 shtetas britanikë dhe Edmond Haxhia si porositës. Edhe për këta të fundit autoritetet shqiptare kanë dërguar kërkesë për ekstradimin e tyre nga Britania në Shqipëri, por ende nuk ka një vendim.

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte në vazhdën e zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me një fis tjetër, konflikt ky që ndër vite ka prodhuar shumë viktima.

Pista kryesore e vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj është ajo e hakmarrjes mes fisit Nikulaj dhe Lekstakaj e nisur shumë vite më parë. Nga hetimet e deritnashme, organizator i atentatit ka qenë Edmond Haxhia; Ruben Saraiva në rolin e ekzekutorit ndërsa të tjerët në rolin e ndihmësit. Ardian Nikulaj u ekzekutua brenda lokalit të tij në Shëngjin të Lezhës, kur portugezi, me skafandër në kokë dhe i veshur me jelekë kamuflazhi, hyri dhe qëlloi disa herë me pistoletë duke e lënë të vdekur në vend.

Pas vrasjes së Ardian Nikulajt, në muajin prill, në korrik u ekzekutua me armë zjarri në Balldre Nikolin Lekstakaj kurse në 2 dhjetor Etjan Nikulaj