Ekzekutimi i Behar Sofisë, autori me syze, kapele e maskë anti-COVID u largua me biçikletë nga Liqeni! Familjarët: S'jemi kërcënuar! Doli për kafe, s'do takonte njeri! I 'zbërthehet' telefoni

66 vjeçari Behar Sofia, i njohur si "padron droge", u ekzekutua mëngjesin e djeshëm afër Piramidës në Tiranë nga një vrasës që është larguar me biçikletë, pa lënë asnjë gjurmë. Autori pasi e ka ndjekur disa metra pranë shtëpisë së tij, i ka dalë para 66 vjeçarit dhe e ka qëlluar. I veshur sportiv, me kapele, syze e maskë anti-COVID pasi ka bërë atentatin autori është larguar pa e parë askush dhe ka kaluar në këmbë urën e Lanës. Më pas ai ka marrë një biçikletë pranë kullave dhe është larguar drejt Kodrave të Liqenit.

Policia ka marrë në pyetje familjarët e 66-vjeçarit pasditen e djeshme, ndërsa burime për Report Tv, thonë se se ata kanë mohuar të kenë patur konflikte apo kërcënime kohët e fundit. Përpara se Sofia të dilte nga shtëpia dhe të vritej ai u ka thënë familjarëve se do të pinte një kafe, do blinte ilaçe në farmaci e më pas do kthehej. Ndërkaq nuk kishte përmendur se do takonte dikë.

“Nuk kemi patur kërcënime dhe konflikte kohët e fundit. Behari doli të pinte kafe, më pas do të blinte ilaçe dhe do të kthehej në banesë. Behari, kur doli, nuk na tha se do të takonte njeri”, thonë familjarët.

Nga këqyrja paraprake që i është bërë celularit të viktimës, nuk janë gjetur biseda me persona të dyshimtë, përveç atyre me familjarë. Deri tani lidhur me vrasjen e tij janë të shoqëruar të paktën 10 persona, të gjithë familjarë dhe të afërm të viktimës dhe asnjë person i dyshuar.

Sofia është qëlluar me armë me silenciator në afërsi të Piramidës dhe ka ndërruar jetë pak pasi është dërguar në spital. Ngjarja ka ndodhur shumë pranë banesës së tij te pallati ETC, ku sapo kishte dalë nga ambientet e një lokali ku kishte pirë kafen dhe po shëtiste pranë Lanës, përballë Piramidës.

Atentatori ka qenë në lëvizje në këmbë në momentin që ka qëlluar në drejtim të 66-vjeçarit. Menjëherë më pas është larguar duke humbur gjurmët. Grupi hetimor ka ngritur dyshime se ka patur edhe bashkëpunëtorë, të cilët e kanë ruajtur dhe zbardhur lëvizjet e ditëve të fundit të Sofisë. Në vendin e ngjarjes nuk ka kamera sigurie që të kenë filmuar momentin e ekzekutimit, por grupi hetimor ka sekuestruar një numër të konsiderueshëm pamjesh të kamerave përreth zonës, për të rënë në gjurmët e autorëve.

66 vjeçari i ekzekutuar njihet dhe si "padrino i drogës”, i lidhur me 'bosin' e heroinës Abdulselam Turgut, i arrestuar në ‘98-ën në Turqi. Në atë kohë është arrestuar bashkë me një grup shqiptarësh që merreshin me trafik dorge mes tyre dhe Hekuran Hoxha i njohur ri Roni Shijakut. Në mesin e të arrestuave 23 vite më parë në Turqi me Sofinë ishte edhe Abdulselam Turgut, emër i njohur i trafikut të drogës, kryesisht në drejtim të Gjermanisë. Megjithatë vitet e fundit 66 vjeçari s’kishte asnjë precedent penal apo të kishte shfaqur frikë nga një kërcënim dhe duket sikur ishte harruar, duke mbetur një personazh “misterioz”.

Raportuan për redaksinë e shqiptarja.com Arsen Rusta dhe Sokol Dema

1614252404_sofia.jpg

Viktima Behar Sofia

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:25
Ekzekutimi i Sofisë, autori me kapele e syze! E ka ndjekur disa metra, pasi e ka qëlluar ka kaluar Lanën në këmbë, më pas ka ikur me biçikletë

Report Tv bën me dije se vrasësi i Behar Sofisë ka qenë një person i veshur sportiv, me kapele e syze. Pasi ka bërë atentatin autori ka kaluar në këmbë urën e Lanës.

Më pas ai ka marrë një biçikletë pranë kullave dhe është larguar drjet Kodrave të Liqenit. Ai e ka ndjekur 66 vjeçarin disa metra në këmbë, i ka dalë para dhe e ka qëlluar, e më pas është larguar pa u kuptuar nga askush.

Disa shoferë që kanë kaluar në atë orar  janë pyetur dhe ka thënë se skane degjuar të shtëna. Nga vrasës me motorr makina qe digjen, në këtë rast kemi të bëjmë me vrasës me biçikletë.

Viktima Behar Sofia
/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 26/02/2021 16:51

    Ishalla nuk e shesin edhe kete se duket qe premton se qenka profesionist egzekutuesi...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

6 milionë euro, familja nxjerr në ankand koleksionin e orëve të Michael Schumacher

6 milionë euro, familja nxjerr në ankand koleksionin e orëve të Michael Schumacher