Vrasja e biznesmenit shqiptar në Itali, vihen në pranga dy bashkëpunëtorët që ndihmuan në ekzekutimin e babait të dy fëmijëve
Biznesmeni i ekzekutuar, Fatmir Ara
Policia italiane ka arrestuar dy bashkëpunëtorët në vrasjen e biznesmenit shqiptar në Itali, Fatmir Arës, i cili u ekzekutua të dielën e 4 shtatorit në zonën e Vaude të San Carlo Cabavese.
Siç raportojnë mediat në Itali në pranga ka rënë një 30-vjeçar Andrea Fagnoni dhe një grua 44-vjeçare, Barbara Osella Ghena. Biznesmeni shqiptar dyshohet se u vra me tre plumba në fytyrë. Davide Osella, i cili pranoi krimin, u arrestua më 6 shtator për vrasjen.
Dy të dyshuarit u arrestuan nga karabinierët e Venarias, në zonën e Torinos, ndërsa u morën në pyetje nga prokuroria. Ndaj tyre rëndojnë akuza për bashkëpunim në vrasje me paramendim. Hetimet vijojnë për zbardhjen e mëtejshme të vrasjes.
30-vjeçari, i cili pranoi krimin, ka ndryshuar disa herë versionin e tij, duke folur për motive personale, më pas për një borxh, drogë dhe në fund për një sherr të lindur nga një çështje pune.
Fatmir Ara në zonë njihej nga të gjithë si “Miri”. Ai u gjet i vdekur më 4 shtator në fshatin San Carlo Canavese pranë Torinos, pasi prej 2 ditësh ishte denoncuar i zhdukur nga familjarët të tij.
Përveç përfshirjes së tij në trafikun e drogës, Ara, disa vite më parë (2018) ishte arrestuar dhe i dënuar me tri vite burg. Në atë kohë, ndaj shqiptarit ishin bërë disa denoncime nga bashkëshortja e tij për dhunë, po ashtu dyshohej se mbante armë pa leje. Ara ishte babai i 4 fëmijëve, 2 prej të cilëve nga martesa e tij e parë.
M.Q./S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.8%
-
Keq
61.1%
-
Nuk e di
14.1%
Vota total: 1656
Lajme të tjera
-
Vota e diasporës dhe problematikat e emigrantëve, Basha takim me bashkatdhetarët në Itali
26 Prill, 15:02
-
I dënuari në Itali me 10 vite burg, fshihej në Shqipëri! Arrestohet 29 vjeçari me 3 emra
26 Prill, 13:53
-
Milano, shqiptarët çojnë policinë në parkimin ku ishin fshehur 5 kg heroinë, ishte mbështjellë me proshutë
26 Prill, 12:01
-
Emisioni në Rai 3, Rama për 'Corriere': I neveritshëm, paragjykime për Shqipërinë! Ndërhyra për të mbrojtur imazhin e vendit tim
26 Prill, 10:22
-
Biletë për të hyrë në Venecia? Ja çfarë duhet të dini
25 Prill, 15:54
-
Milano kërkon të ndalojë shitjen e akulloreve dhe picave pas mesnate
25 Prill, 13:33
-
U dënuan me 23 vite burg për vrasjen e Shpëtim Frashërit në Torino, Gjykata e Lartë e Italisë shpall të pafajshëm 3 shqiptarë (EMRAT)
25 Prill, 12:08
-
Të dënuar për trafik drogë e grup kriminal, 2 të ekstraduar në Itali
25 Prill, 09:59
-
Itali, vdes foshnja 3-muajshe, prindërit çohen në gjyq për keqtrajtim të vajzës së tyre
24 Prill, 12:10
-
Lega pranon kërkesën e Interit, ndeshja me Torinon luhet në mesditë! Festë pa trofeun në Milano
23 Prill, 15:40
-
Baba i një vajze, ky është 25-vjeçari shqiptar që vdiq në aksident në Itali
23 Prill, 12:19
-
Në kërkim nga Italia për prodhim dhe shitje droge, pranga 39-vjeçares në Dibër
23 Prill, 11:19