Vrasja e Edmond Papës, Gjykata e Tiranës refuzon kërkesën e dy të akuzuarve për gjykim të shkurtuar

Gjykata e Tiranës rrëzoi kërkesën e dy autorëve të dyshuar për vrasjen e Edmond Papës, të cilët kërkonin gjykim të shkurtuar. Në një vendim sot, Gjykata ka refuzuar kërkesën e Andrew Bodes dhe Albano Velos që sipas hetimeve vranë për të marrë hakun e Aleksandër Sadikajt

Të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papës në Tiranë, Andrew Bodes dhe Albano Velos nuk do të kenë asnjë shans për të përfituar më pak vite burg. Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e dy autorëve të cilët kërkonin gjykim të shkurtuar. 

Andrew Bode dhe Albano Velo akuzohen për vrasje me paramendim, dhe ngjarja dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje, pas vrasjes së Aleksandër Sadikajt në zonën e Tegut në Tiranë.

Andrew Boden me origjinë nga qyteti i Beratit. 44-vjeçari që dyshohet se fshihet në Greqi, sipas prokurorisë ka pasur dhe rolin e ekzekutorit në vrasjen e Papës, është në masën e sigurisë “Arrest me burg” në burg. Ndërkohë që Albano Velo, 30-vjeç është kunati i Aleksandër Sadikajt, burri i motrës dhe djali i një efektivi policie.

Velo është arrestuar nga policia më 31 dhjetor 2022 në aeroportin e Rinasit, kur por kthehej nga Franca ku kishte shkuar katër ditë pas ekzekutimit të Edmond Papa në një lokal në Tiranë. Albano Velo, I cili ka mohuar përfshirjen në krim, zbulua nga disa kamera sigurie, të cilat e fiksuan teksa ai mbante nën vëzhgim Edmond Papën, i cili u vra më 16 dhjetor të vitit 2022.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate