Shtyhet seanca e parë e gjykimit paraprak për 5 të akuzuarit e vrasjes së Egli Progës. 

Seanca e sotme zgjati rreth 60 min dhe gjykata nuk arriti në vendimmarrje për shkak të mungesës së avokatit të Leonidha Guçes. Mësohet se seanca e radhës do të jetë të hënën tjetër, ndërsa pritet që gjykata të vendosë nëse çështja do të kalojë në gjykim themeli apo do t'i kthehet prokurorisë.

Denis Meçe dhe Leonidha Guçe, autorët e dyshuar të vrasjes së Egli Progës në Pogradec, mbërritën të shoqëruar nga forcst e policisë.

Pas dy vitesh, prokuroria mbylli hetimet dhe dërgoi çështjen për gjykim për 5 persona. Organi i akuzës u komunikoi akuzën e vrasjes me dashje të kryer në bashkëpunim, Denis Meçes dhe Leonidha Guçes. Dy të akuzuarit mbeten në masën e sigurisë "arrest në shtëpi", ndërsa tre të tjerët me "detyrim paraqitje" për moskallëzim krimi. 

Lajm në përditësim...

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.