Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, Alibej refuzon të dëshmojë para GJKKO: Do flas në një moment të dytë! Kam probleme familjare

Erion Alibej ka refuzuar të dëshmojë para Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar në lidhje me vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt. Procesi këtë të martë zhvillohej për këtë të fundit, i cili u gjet i masakruar me thikë pranë varrezave të qytetit të Elbasanit në 2020. Alibej ishte thirrur në cilësinë e dëshmitarit dhe të pandehurit, teksa ai pyetur nga gjykata ai për herë të dytë tha se do të fliste, por në një moment tjetër. 

 "Jam i gatshëm të flas, por në një moment të dytë. Më ka ndodhur një problem familjar", mësohet të ketë thënë Alibej. 

Gjyqtarja i kujtoi të pandehurit se të njëjtin qëndrim ka mbajtur disa muaj më parë, por Alibej insistoi, se halli familjar sapo i kishte ndodhur. Kërkesa e tij u pranua edhe nga prokurori që i tha gjykatës që ti jepej mundësia të dëshmonte në një moment tjetër.   

Përveç kësaj, në GJKKO, dhanë deklarimet e tyre edhe dy dëshmitar që kontastuan të parët trupin e pajetë të Regis Runajt. Latif e Mariglen Daka babë e bir, thanë se ishte djali i parë që kishte konstatuar trupin dhe lajmëruar të atin, ndërsa ky i fundit ishte rikthyer me Mariglenin dhe pasi panë trupin, njoftuan policinë.

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka treguar se Erion Alibej ishte porositësi për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt. Dumani zbuloi se ndihmës për ekzekutimin e Ramazanit kanë qenë Henrik Hoxhaj, Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili.

Atentati mafioz ku mbeti i vrarë Emiljano Ramazani ndodhi më 20 korrik 2020. Vrasja është kryer poshtë shtëpisë së tij, teksa Ramazani po parkonte automjetin tip "Ford Fokus". Autorët kanë qenë tre vetë në makinë dhe njëri prej tyre ka qëlluar 5 herë me armë tip pistoletë. Megjithëse në makinën e u gjetën dy kallashnikovë të djegur.

Vrasja e Emiljano Ramazanit, i njohur me nofkën 'Rramani', dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh për drogën, pasi ai njihej si shpërndarës kokainë në qytet, ndërsa pak ditë pas vrasjes së tij u gjet i vrarë edhe miku i tij i ngushtë Regis Runaj, 23 vjeçi vrarë me thikë, dhe më pas trupi i tij është hedhur buzë rrugës afër varrezave të qytetit, një rrugë qorre ku nuk kalojnë njerëz. Kjo i ka ndihmuar autorët që të mos lënë gjurmë pasi kanë vrarë Runajn. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë