GREQI - Vrasja e të burgosurit shqiptar Ilia Kareli ka bërë jehonë në mediat dhe opinionin publik grek, të cilat i kanë kushtuar rëndësi të veçantë. Një ish i burgosur grek, anonim, që ka vuajtur dënimin në burgun e Nigritas, në një lidhje telefonike për emisionin grek 'Yellow Press, dënoi atë që ka ndodhur.
Ish i burgosuri grek denoncoi rrahjet dhe torturat e egra që bëhen nga gardianët në burgun e Nigritas. Ai përshkroi shkurtimisht dhunën që ushtrohet nga zyrtarët e burgut ndaj të burgosurve.
Ish i burgosuri tregoi se edhe vetë kishte rënë disa herë pre e dhunës dhe kishte pësuar të nxira në trup. Ai aktualisht është 70 vjeç dhe kishte disa muaj që ishte liruar nga ky burg.
Ja se çfarë tregon ish i burgosuri grek në lidhjen telefonike:
"Unë jam ish i burgosur i burgut të Nigritas. Kam 4 muaj që kam dalë me lirim të parakohshëm. Unë personalisht jam 70 vjeç. Kam shembuj për tju dhënë. Atje te burgosurit i vinin poshtë dhe i rrihnin brutalisht. Kam parë njerëz që të dilnin me shenja të nxira. As që më intereson, shqiptar është, turk, nuk jam racist, nuk më intereson.
Atë djalë e vranë në Nigrita, atje të merrnin të kalbnin në dru dhe të hidnin në qeli. Mos dëgjoni asnjë çfare ju thotë. Nuk e justifikoj shqiptarin për atë që ka bërë, e mori dënimin. Por, në burgun e Nigritas ndodhin çmendurira, torturat më të egra. Prej andej nuk mund të dalë asnjeri".