TIRANË - Konsulli shqiptar në Selanik, Riza Poda duke folur për A1 Report në lidhje me vrasjen e Ilia Karelit, ka treguar se, konsullata dhe Ambasada Shqiptare në Athinë mbajnë kontakte të vazhdueshme me institucionet e drejtësisë dhe policisë.
 
“Ambasada dhe konsullata po e ndjekin me shumë vëmendjen zhvillimet në lidhje me vrasjen e Ilia Karelit”, tha Poda.
 
I pyetur në lidhje me reagimet e familjarëve të Ilia Karelit, konsulli në Selanik nuk ka dhënë komente, por tha që pritet raporti zyrtar.
 
“Nuk mund të bëj koment për deklarimet e familjarëve, pasi ne po presim versionin zyrtar të çështjes dhe sipas prokurorit shkon deri në 20 ditë. Ne mbajmë kontakte të drejtpërdrejta me autoritetet greke”, tha gjatë lidhjes telefonike për A1 Report, Konsulli shqiptar në Selanik, Riza Poda.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)