Vrasja e Kejsi Hysës, gjykata lë në burg autorin e dyshuar, Ramaj: E vramë për 8 mijë euro

Gjykata e Krujës i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, Hysni Ramajt, njërit nga autorëve të dyshuar për vrasjen e 34-vjeçarit, Kejsi Hysa në Nikël të Fushë-Krujës.

Gjykata ka caktuar masën “arrest me burg” edhe për shtetasin Agron Tufa, i shpallur në kërkim, si autor i dytë i vrasjes.

Hysni Ramaj, 31 vjeç ka treguar para gjykatës dinamikën e vrasjes. Ai ka pranuar autorësinë para trupit gjykues, dhe ka thënë se shkak për vrasjen ishin 8 mijë eurot që dy autorët i kishin borxh viktimës.

E vramë. I kishim 8 mijë euro borxh. Hysa kërkoi lekët, na shau dhe ofendoi.”-mësohet se është shprehur Ramaj para gjykatës.

Kejsi Hysa, 34 vjeç, u vra më 5 korrik në afërsi të varrezave në Nikël të Fushë-Krujës. Hysa ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2015, pasi ishte përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Theodhori në Sarandë. Hysa me origjinë nga Laçi, fshihej në një banesë në Nikël, derisa familjarët e shpallën të zhdukur në Polici, pasi kishte dalë dhe nuk ishte kthyer më në banesë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen