Arrestohen tre autorët e vrasjes së kreut të njësisë administrative në Vlorë (EMRAT+FOTO)

Policia e Shtetit ka vënë në pranga tre autorët e vrasjes së kreut të Njësisë Administrative Kotë, Argjil Gjoka.

Në pranga  kanë rënë, 19-vjeçari, Arif Bejtja që dje mbeti i plagosur gjatë sherrit me armë, Namik Bejtja 30-vjeç dhe Jaçe Bejtja 22-vjeç.  Të tre këta persona kanë patur lidhje gjaku me Argjil Gjokën i cili mbeti i vrarë me një plumb në gjoks.

Ndërkohë është shpallur në kërkim edhe një 32 vjeçar tjetër, M.P (B) banues në Vlorë. E gjithë ngjarja ka ndodhur  rreth orës 14:20, në fshatin Petë të Selenicës.

Autorët e dyshuar të vrasjes

Sipas policisë personat në fjalë në bashkëpunim me njëri-tjetrin për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri tip pistoletë dy vëllezërit Fatmir Osmenaj 70 vjeç dhe Astrit Osmenaj 65-vjeç. Dyshohet se sherri ka ardhur me motiv pronësie për një kanal që po hapej nga një fadromë.

Në momentin e konfliktit ka ndërhyrë për të shuar konfliktin Kryetari i Njësisë Administrative Kotë, Argjil Gjoka, por kjo tentativë ka qenë fatale për të pasi u plagos në gjoks dhe më pas humbi jetën në spitalin e Vlorës. Ndërkohë të arrestuarit do të përballen me akuzat e vrasjes dhe armë mbajtjes pa leje.

Viktima Argjil Gjoka

Kujtojmë se në nëntor të 2018-ës, është vrarë me armë ish-kreu i njësisë Administrative Kotë në Selenicë, Fatmir Hodo. Për ngjarjen në atë kohë u arrestua 44-vjeçari Admir Delaj nga fshati Gumenicë.

Delaj qëlloi Hodon me armë gjahu pas një bisede të tensionuar për çështje pronësie, në hyrje të një lokali ndërsa të dy kishin konsumuar pije alkoolike bashkë disa minuta para se të ndodhte ngjarja. Pas vrasjes së Fatmir Hodos, vendin e tij e zuri Argjil Gjoka, ku për rastësi, kryeadministratori u qëllua sërish për një konflikt me në qendër çështjes e pronësisë, edhe pse vetë ai nuk ishte objektivi.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm