/ ATSH/. - "Vrasja e Maratit", shfaqja e vënë në skenën e Teatrit Kombëtar nga regjisori Arben Kumbaro, projekti  më i madh të karrierës së regjisorit i cili rezultoi  i tillë, tashmë do të transferohet në Kosovë.
Pas suksesit  në kryeqytet ne sallën e Teatrit Kombëtar e cila në çdo shfaqe ishte e tejmbushur, regjisori Kumbaro dhe kasta e aktorëve i janë drejtuar Prishtinës, ku në datat 10 dhe 11 prill presin të të njëjtin sukses dhe vëmëndje nga shqiptarë te Kosovës, të cilët kanë shfaqur interes për ta parë shfaqen.
Foto nga shfaqja Vrasja e Maratit
Kolonia e 26 aktorëve emra si  Viktor Zhusti, Hervin Çuli, Helidon Fino, Gladiola Harizaj, Mehdi Malkaj do ngjiten  në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës për të interpretuar këte pjesë brilante, e cila në interpretimin emocionues të artistëve risjell  një analizë të hollë filozofike të Revolucionit Francez mes diskutimeve  që vijnë aktuale dhe në ditët tona.
"Vrasja e Maratit" merr shkak nga një ngjarje historike, një moment i rëndësishëm në historinë e Revolucionit Francez që është vrasja e Maratit. Autori Peter Weiss është ngacmuar nga kjo ngjarje  për të na shqetësuar me një pyetje madhore: "A është radikalizmi ekstrem ose fondamentalizmi sot zgjidhja për të ndryshuar botën"?