Vrasja e Martinit, del nga spitali shoku i 14 vjeçarit

Tirane11 ditë pas sherrit që i mori jetën shokut të tij Martin Cani, i mituri i plagosur la spitalin e traumës. Kontrollet e fundit nga stafi mjekësor – sic bën të ditur spitali – konfirmuan stabilizimin e gjendje së tij jashtë çdo rreziku për jetën. 14-vjeçari do të vijojë rikuperimin në shtëpi, duke ndjekur këshillat dhe rekomandimet e mjekëve, bëhet e ditur nga Spitali i Traumës.

Duke theksuar se prindërit e tij janë të varfër, gjatë qëndrimit në spital i mituri  bëri thirrje publike për ndihmë në platformën Gofundme ku u mblodhën më shumë se 80 mijë euro. Spitali i Traumës bëri një njoftim zyrtar duke theksuar se 14-vjeçari i ka marrë të gjitha shërbimet, si me fizioterapi ashtu edhe kujdesin me psikolog, dhe se referuar gjendjes së tij nuk kishte nevojë për asnjë ndërhyrje që ishte jashtë mundësisë së spitalit.

 “Familja e të miturit ka shprehur falënderime për stafin mjekësor dhe për të gjithë ata që ofruan mbështetje gjatë kësaj periudhe të vështirë”, u tha në një njoftim të spitalit universitar të Traumës.

I plagosuri dhe babai i tij në deklarata në media kanë insistuar se në sherrin e 18 nëntorit ishin 2 persona me thika, por policia deri më tani bazuar në pamjet e kamerave të sigurisë dhe dëshmi, thekson se ka vetëm një autor, i cili aktualisht ndodhet në institutin e të miturve në Kavajë. Rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore pritet të përcaktojë nëse plagët në trupin e 14-vjeçarit të plagosur, janë nga një thikë e vetme apo jo.

14 vjeçari mbeti i plagosur me thikë në sherrin e ndodhur pak metra jashtë shkollës 9 vjeçare "Fan Noli' në Tiranë, më 18 nëntor 2024, ndërsa shoku i tij Martini humbi jetën.  

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E verteta: 29/11/2024 15:26

    Sherim te shpejte Luis! Viktima te shteterori ndersa vrasesi te Hygea. Ilir Proda njelloj si Ardi Veliu fsheh provat dhe kriminelin tjeter me prinder ne Spak. Perse nuk publikohet video e ngjarjes? Prokuroria e familjes Felaj hesht dhe vepron njelloj si ne rastin e humbjes te jetes te vogelushit ne kliniken Xhaxho. Avokati i popullit me komisionerin Deda i koruptuar me keq se policia.

    Përgjigju
  • Eli: 29/11/2024 14:23

    Djajte po fshehin provat dhe po shenjterojne vrasesit. Kujdes nga hienat Luis. Sherim te shpejte dhe Zoti te ruajt. Shoku yt Martini qofte ne parajse me engjejt! Amin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Hyn në fuqi vendimi! Bonusi i fundvitit tërhiqet nga java e dytë e dhjetorit deri në fund të 2025-ës

Hyn në fuqi vendimi! Bonusi i fundvitit tërhiqet nga java e dytë e dhjetorit deri në fund të 2025-ës