Vrasja e Martinit, gazetari te ‘5 pyetjet’: Të sqarohet a ishin dy thika në vendngjarje? Zëdhënësi i policisë: Një autor, po punohet për masa të reja sigurie në shkolla! Prençi: Dështim

TIRANË- Hetimet për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës Fan Noli në Tiranë po vijojnë ende, ndërsa ngjarja ka nxitur reagim të madh në opinionin publik. Gazetarët kërkojnë më shumë transparencë nga autoritetet mbi hetimet, por edhe mbi një deklaratë që babai i shokut të Martinit tha në media se kanë qenë dy autorë.

Gazetari Roland Zili, njëkohësisht prind në shkollën “Fan Noli” ku studionte i mituri Martin Cani, në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report TV, Zili theksoi se konflikti mes nxënësve nuk ishte i rastësishëm, por një situatë që kishte nisur prej disa ditësh para se të ndodhte vrasja. Ai thekson se oficerët e policisë duhej të ishin treguar me të vëmendshëm. Për gazetarin Ilir Babaramo, Zili thotë se duhet të ketë një sqarim të detajuar për ngjarjen dhe autorët e përfshirë.

“Ngjarja është mësuar nga opinioni publik, fëmijët kanë pasur një debat të shtruar në një periudhë kohore disa ditësh. Vetë fëmijët tanë dhe shokët dëshmojnë që kjo ka ndodhur, s’ka qenë konflikt i izoluar. Kjo tregon që oficerët e policisë, duhet të ishin treguar më të vëmendshëm sidomos në rastin e përsëritjes së konfliktit ditën e hënë.

Para se të bëhej takimi me prindit, është mbledhur bordi drejtues i shkollës me prindër. Janë propozuar disa masa dhe na është kërkuar nga ne që të propozojmë, Një nga masat ishte shtimi i oficerëve të sigurisë, se është shkollë me dy turne dhe 1200 nxënës. Prindërit ishin të irrituar. Si është e mundur, mes nxënësve qarkullon fjalë që mes tyre do kishte sërish përplasje. Shumë prindër të tjerë kanë qenë dëshmitarë, të rasteve më të vogla, por që kanë pasur episode.

Në konflikt kanë qenë të paktën 5 fëmijë, ka edhe dyshime sipas një deklaratë të babait që është edhe një autor i dytë. Mund të ketë pasur dy thika. Me një ngjarje me sensibilitet kaq të lartë, nuk kemi një version më të detajuar nga policia, nëse ka patur dy thika, ka patur një person më të madh që e ka mbështetur, kush e dërgoi me makinë. Cili ka qenë roli i shokut që ka qenë bashkë me të”, tha ai.

Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gent Mullai, thekson edhe njëherë se ngjarja është ende në hetim dhe thekson se policia i qëndron versionit të parë, pra se ka qenë vetëm një autor. Ai thotë se kanë sekuestruar një kamera sigurie që tregon dinamikën e ngjarjes, ndërkohë që sot kanë vijuar me marrjen në pyetje të personave të tjerë.

Mualli thotë se në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit është ngritur një grup pune me ekspertë dhe po punohet një masa të reja sigurie në shkolla.

“Në momentin e parë që kemi dhënë deklaratën, kemi dhënë atë çfarë kemi konstatuar dhe kemi marrë nga vendi i ngjarjes. E dyta kemi sekuestruar një kamerë që tregon dinamikën e ngjarjes. Dje dhe sot janë kryer veprime të thelluara, janë marrë në pyetje dëshmitarë, të tjerë që janë rimarrë në pyetje. Ka pasur dinamikë shumë të ngjeshur më të gjitha çfarë kanë dalë në media. Është në hetim, nuk ka asnjë ndryshim të qëndrimit të parë. Ka zhvilluar takim me përfaqësues të ministrisë së Arsimit, ekspertët tanë dhe të atyre janë duke bashkëpunuar për të ndërtuar një masë të re sigurie, për të parë gjithë zinxhirin e sigurisë në shkollë.

Ministria ka ngritur një grup pune, pjesë janë edhe bordi i prindërve. Duhet të jenë gjithë kontributorë për të përmirësuar më tej sigurinë, ne jemi të hapur për t’i përfshirë në paktën e re të sigurisë.

Gazetari Armand Bajrami flet për dinamikën e ngjarjes, ndërsa thekson se ka qenë një ngjarje e paralajmëruar për shkak të konfliktit që të miturit kanë pasur brenda ambienteve të shkollës.

“Vlen të theksohet që ka qenë ngjarje në kufijtë e një ngjarje të paralajmëruar, se konflikti mes tyre kishte nisur disa ditë më herët. Gërvishtja e parë kishte ndodhur në oborrin e shkollë të premten, kishte pasur një konfrontim. Kjo përplasje mes tyre ka zgjuar interesin e oficerit të sigurisë. Nuk pati vlerësim të duhur nga oficeri, nuk është menduar që do agravonte situata. Ngjarja të hënën është paraprirë në një konflikt në ambientet e tualetit ku janë ndeshur me pas kanë lënë pikëtakimin. Jemi në ditët e para të hetimit, deri në këto momenti Policia e Shtetit pretendon se ka mundur të administrojë pamje filmike të dinamikës së krimit”, vijoi Bajrami.

Ish-drejtori i Policisë, Shemsi Prençi e quan një dështim të mësuesve dhe oficerit të sigurisë këtë ngjarje.

Mësuesit dhe oficeri sigurisë kanë dështuar në menaxhimin e një konflikti të bërë publik në shkollë. Se kanë çuar deri në fund menaxhimin e situatës dhe kanë lejuar të vijë e hëna. Policia është përshpejtuar në nxjerrjen e konkluzioneve, shpreh keqardhjen për deklaratë që përgënjeshtron. S’mund të përjashtojë zërin e prindërve të shkollës, se mund të kenë mësuar diçka më shumë.

Mullai tha se aktualisht në shkolla shërbejnë 240 oficerë police, në shkollat me më shumë se 1 mijë nxënës. Ai thekon se janë sekustruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë në shkolla. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:09
Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici

 

Ish-drejtori i policisë, Shemsi Prençi i ftuar në Report Tv në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ aludon për të paktën 5 persona të përfshirë në sherrin ku mbeti i vdekur 14-vjeçari Martin Cani. Sipas tij, kanë qenë dy autorë dhe njëri prej tyre e ka prindin në polici.

Por në emision ishte i ftuar edhe zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gent Mullai i cili thekson se Policia i qëndron versionit të parë që ka ndarë për mediat, pra që ngjarja ka vetëm një autor.

“Uroj që policia e shtetit mos të implikohet në veprimtari manipulative, se hetimet do t’i drejtojë prokuroria. Jam i bindur se në përleshje kanë qenë të paktën 5 persona, dy persona me thikë, një i tretë që ka bërë sehirxhiun në krahun e agresorëve, i ndjeri dhe i plagosuri. Të mos nxitohemi, është më mirë të heshtim se të kryejmë veprime me dashje për të manipuluar dhe fshehur. Autori i dyshuar e ka një prindër që ka dorë në organet ligjzbatuese të shtetit dhe kolegët mundohen ta fshehin. Ka zëra që njëri nga fëmijët e ka prindin në institucionet shtetërore, pra në polici. Ndoshta ose ka lidhje”, tha gazetari.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ska problem: 25/11/2024 22:39

    Mbas humbjes me 2013 ne Durres ne shkollen profesionale vritet nje student dhe opozita e atereshme dbe e sotme me ne krye Bylykbashin shkuan dhe hengren supen e mortit cfare ndryshoi nga atehere dhe sot Nena dhe baballate qe u thahet shpirti si dhe hienat e politikes qe duan te thithin cdo pike loti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?