Vrasja e Nikulajt, hartohen pyetjet për anglezin e dyshuar, letërporosi drejt Anglisë për të zbardhur rolin e tij! Verifikohet 'Land Rover', s'ka lidhje me ngjarjen

LEZHË- Makina "Land Rover Defender", e cila fillimisht u dyshua nga policia se mund të ketë ndihmuar autorin e vrasjes së Ardian Nikulajt të largohet bashkë me motoçikletën, nuk ka lidhje me ngjarjen, pamjet e së cilës u servirën edhe në media nga vetë grupi hetimor.

Burime të Report Tv bëjnë me dije se hetuesit kanë mundur të gjurmojnë makinën në fjalë dhe janë shoqëruar 2 persona, shtetas zvicerian, të zotët e saj. Dëshmia e tyre duket se ka përjashtuar mundësinë që automjeti në fjalë të ketë lidhje me vrasjen. Çifti i bashkëshortëve u thanë hetuesve se kishin ardhur në Shqipëri për turizëm, kanë marrë një shtëpi me qira në fshatin Kukël dhe se nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen.

Tashmë, hetimet për vrasjen e zyrtarit lokal janë përqendruar në verifikimin e një shtetasi anglez si të përfshirë. Kjo ka bërë që në drejtim të Britanisë së Madhe të adresohet një kërkesë me disa pyetje për shtetasin e huaj, përmes një letër porosie. Këto pyetje do t’i bëhen shtetasit anglez nga oficerët atje sapo kërkesa e nisur nga Ministria e Drejtësisë të përkthehet dhe të mbërrij zyrtarisht. Pyetjet kanë të bëjnë me qëllimin e vizitës së tij në Shëngjin, takimet që ka kryer, lëvizjet para dhe pas ngjarjes dhe largimi i tij, por edhe personat që e shoqëronin gjatë qëndrimit të tij në vendin tonë.

Këto pyetje të prokurorisë së Lezhës do të përkthen në gjuhë angleze, e ndërsa pritet që në fillimi të muajit maj të kenë edhe përgjigje zyrtare.

Pista e parë e hetimit për vrasjen e Nikulajt është ajo e konfliktit 26 vjeçar në Balldre, midis dy fiseve Nikulaj dhe Palaj ose ndryshe Lestakaj, kur u vra Pëllumb Nikulaj, që pasoi me vrasje të tjera në vijim. Ardian Nikulaj u qëllua me plumba pistolete brenda lokalit të tij në Shëngjin nga një person i veshur me jelek fosforeshent, me maskë anti-Covid dhe skafandër.  

 

1682350988_1682277505WhatsAppImage20230423at9.16.32PM.jpg

 Makina "Land Rover Defender" që mendohej se u përkiste autorëve

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:55
Vajza e Ardian Nikulajt poston VIDEO-n prekëse të të atit: Fluturo lart engjëll i bukur

Gleida Nikulaj, vajza e biznesmenit-politikan në Lezhë, Ardian Nikulaj ka publikuar një video prekëse të të atit nga momenti kur ai ka festuar 50-vjetorin në festën madhështore.

"Fluturo lart engjëll i bukur, do na mungosh bab," shkruan Gleida krahas videos së publikuar në rrjetin social TikTok. 

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë