Debate në seancën për Arbër Paplekajn/ Rindërtimi i skenës për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, gjykata: Akti i paplotë! Ekspertët: Na duhet kohë! Shtyhet seanca

TIRANË- Pas rindërtimit të skenës së vrasjes së Pjerin Xhuvanit më 21 prill 2021 në Elbasan, 3 ekspertët, dhanë sot (9 prill) në seancën gjyqësore për Arbër Paplekajn, konkluzionet për e eksperimentin që kanë kryer. Gjatë seancës Arjan Hako, ekspert i Institutit të Policisë Shkencore dhe 2 ekspertët e pavarur, Artan Rexhepi dhe Shpëtim Buda, kërkuan më shumë kohë për të analizuar pamjet filmike.

Ekspertiza e paplotë, nxiti edhe debate mes ekspertëve dhe gjyqtarëve.

Gjykata: Ku janë qitësit? Nga ku kanë qëlluar.

Artan Rexhepi: Për mendimin tim, ngjarja ka probleme. Distanca e qitjes ka probleme.

Gjykata: Ndaj jeni thirrur si ekspertë ta përcaktoni. Nga akteksertimin që është bërë gjykata kërkon që të saktësohet se kush ka qëlluar i pari

Rexhepi: Kërkojmë kohë që të nxjerrim të dhënat nga pamjet filmike. Për mua qitësit nuk janë aty ku dalin, referuar vendit të ngjarjes me atë çfarë duket në pamje filmike. Jam i mendimit që të bëhet një akt i dytë mbi pamjet filmike. Vendngjarja është e kontaminuar.

Gjatë seancës Gjykata e Apelit konstatoi se kërkesat e gjykatës nuk janë plotësuar nga 3 ekspertët dhe se akti është i paplotë! Gjykata i kërkoi ekspertëve të kqyrin edhe pamjet filmike, si edhe të përcaktojë vendosjet e 2 prej personave në ngjarje.

Po ashtu, gjykata kërkoi të përcaktojnë vendosjet e Paplekajt dhe Xhuvanit, si edhe mes qitësave nga njëri-tjetri. Të pranishëm në seancë ishin edhe dy-ish nëndrejtorët e policisë së Elbasanit Nikollaq Palla dhe Albert Nushi dhe 6 efektivë të forcave 'Shqiponja'.

Edhe avokati i Paplekajt tha se ka qenë kohë e pamjaftueshme për ta studiuar ekspertizën dhe nuk është konsultuar me klientin e tij.

‘Kërkoj me shumë kohë, doja t’i bëja me dije gjykatës se klienti im s’ka kërkuar të lirohet me afate ligjore, i kërkoj gjykatës që po ashtu edhe të pezullojë afatet e paraburgimit, sepse ne nuk do ta shfrytëzojmë këtë dispozitë. Kërkojmë shtyrjen e seancës, i kam bërë edhe me shkrim pasi unë kërkoj që të bëj një mbrojte efektive.’- tha avokati.

Po ashtu edhe prokurori kërkoi më shumë kohë për tu njohur me materialet.

'Është një material prej 40 faqesh dhe kërkesa e mbrojtës është e ligjshme sepse edhe mua me duhet kohë për ta studiuar, edhe pse më një shikim formal akti nuk ka shekeje proceduriale.'- tha prokurori.

Seanca për Arbër Paplekajn u shty për në datën 7 maj në orën 12:00. Kujtojmë se Apeli vendosi që të kryhet eksperimenti hetimor, pas kërkesës së Paplekaj për rikualifikim të veprës penale, nga vrasje me dashje në vrasje në kushtet e tronditjes së fortë psikike. Ai u dënua me 22 vite burg nga shkalla e parë për vrasjen e Pjerin Xhuvanit më 21 prill 2021, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Arbër Paplekaj u dënua me 22 vite burg nga shkalla e parë për vrasjen e Pjerin Xhuvanit më 21 prill 2021, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare. Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota. 

Për vrasjen e Xhuvanit, u dënuan me 1 vit shërbim prove edhe dy ish-zëvendësdrejtorët e Policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla. Po ashtu dënim me nga 16 muaj shërbim prove u vendos edhe për 6 efektivët e “Shqiponjave” Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:21
Rindërtimi i skenës së vrasjes Pjerin Xhuvanit, eksperti: Turma ishte e armatosur! Është qëlluar nga një distancë e afërt

 

Gjykata është njohur me aktin e ekspertimi dhe ka konstatura se ekspertet kanë vendosur në fund se nuk kanë pasur kohë për të analizuar pamjet filmike. Sipas ekspertit Artan Rexhepi është qëlluar nga një distancë e afërt, ndërsa thotë se turma ishte e armatosur.

Ekspertët: Ne e kemi vendos në një paragraf jemi shprehur për aq sa mund të konstatojmë nga ato që kemi pare dhe analizuar.

Hako: Unë nuk kanë mundësi që të thellohem! Me shumë përsa u përket pamjeve filmike nuk e di, nëse kolegët mund të kenë diçka tjetër unë nuk mund të dal në një konkluzion kaq sa kam shkruar mundem.

Gjykata: Ju nuk keni përcaktuar ku ndodhej efektivja e policisë, gjykata thekson se nuk janë shqyrtuar pamjet filmike siç duhet, në pamje dallohen se një punonjëse policisë lëviz në këmbë dhe duket duke çaluar.

Rexhepi: Kqyrja e vendit të ngjarjes me mekanizmin nuk shkojë nuk përputhje. Sa i takon videos unë e kam një program qe mund të nxirrja të dhëna por nuk kishim edhe kohë, për mendimin tim policia nuk është me larg se 1 metër e ca nga vendi ku ka ndodhur përleshja, edhe gëzhojat nuk përcaktojnë realitetin e duhur, autori bën 4-5 hapa mbrapa dhe duket qarte se turma është e armatosur nuk përcaktohet qarte ende te gjitha. Kërkuam një muaj e gjysmë kohë.

Ekspertët nuk kanë bërë kqyrjen e pamjeve filmike për të përcaktuar kush qëlloi i pari.

Gjykata: Ku janë qitësit? Nga ku kanë qëlluar.

Artan Rexhepi: Për mendimin tim, ngjarja ka probleme. Distanca e qitjes ka probleme.

Gjykata: Ndaj jeni thirrur si ekspertë ta përcaktoni. Nga akteksertimin që është bërë gjykata kërkon që të saktësohet se kush ka qëlluar i pari

Rexhepi: Ajo ngjarje ka probleme, nuk është pasqyruar 100 % realiteti, distanca nga është qëlluar ka qenë shumë me e afërt! Kërkojmë kohë që të nxjerrim të dhënat nga pamjet filmike. Për mua qitësit nuk janë aty ku dalin, referuar vendit të ngjarjes me atë çfarë duket në pamje filmike.

Budo: Ne mund të bëjmë një shtojcë në aktekseperitm. Unë skam bërë ekspertim me pamje filmike, sepse pamjet s’më tregojnë distancën. Ndërsa pamjet filmike nuk ma japin nje gjë të tillë.

Artan Rexhepi: Jam i mendimit që të bëhet një akt i dytë mbi pamjet filmike. Vendngjarja është e kontaminuar.

Prokurori: Përpara se të filloj të lexoj aktin dua që të di nëse ky akt ekspertimi është i saktë dhe çfarë duhet të lexojmë

Ekspertët: Akti nuk është i plotë, duhet bërë edhe një akt i dytë, gëzhojat kanë lëvizur ngaqë lëvizin nga makinat, që janë në lëvizje kemi nxjerrë përfundimet me përafersi, ne do të bënim dy akte edhe për pamjet filmike.

Eksperti Hako: Kqyrja e vendit të ngjarjes ka shumë mangësi. Një akt i ndërtuar mbi këto të dhëna do të ketë probleme, por është i ndërtuar mbi ato të dhëna që kishim. Si pikë referimi ne morë përqendrimin më të madh të gëzhojave, por aty ka edhe gëzhoja të tjera. Unë nuk e di se çfarë soft-i ka kolegu, por  ne nuk kemi bërë ndonjëherë kqyrje përmes pamjeve filmike. Nuk mund të flasim me saktësi për distancën në metra mes qitësit 1 dhe qitësit 2. Ne kemi vendosur maksimumin, 11 metër, por mund të jetë edhe më afër.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agjenti: 09/04/2024 15:24

    Edhe per te qelluar vrau te gabuarin se ishin tjere qe kishin arme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion