Vrasja e policit në Fier, Softa për Report Tv: Azgan Mërnica mund të ketë qenë i strehuar, s’dukej si një person i pangrënë

Azgan Mërnica, autori i vrasjes së efektivit ‘Shqiponja’, Novruz Cenalia, mund të ketë qenë i strehuar tek të afërmit e tij pas krimit të rëndë. Kështu u shpreh për emisionin ‘Studion Live’ në Report Tv, eksperti i sigurisë Fatjon Softa, i cili tha se autori u shfaq shumë i qetë, i veshur mirë dhe i trajtuar mirë.

‘Është komunikimi i autorit që të irriton dhe flet sikur ka vrarë një kafshë shtëpiake dhe jo një njeri. Kemi të bëjmë me një person që gjysma e familjarëve të tij janë në burg. Duket sikur ka bërë një vepër patriotike dhe jo një vepër penale dhe një vrasje ndaj një punonjësi policie. Fakti që thotë nuk kishte ku të shkonte ishte dhe për shkak të një presioni, dronët u ngritën në territor dhe snajperët e vendosur. E vlerësoj punën e policisë dhe që e negocioj. Ajo që më bën përshtypje është fakti që ai është i qetë është i veshur mirë, i trajtuar mirë, nuk duket si një person i pangrënë. Ka qenë i strehuar mirë. Edhe 48 orë të rrish në divan nuk rri në gjendje. Janë të dukshme.’- tha Softa.

Për gazetarin Arbër Hitaj, Softa tha se tashmë sfidë për policinë është gjetja e armës së krimit.

‘Ajo lloj jete nën stres nën presion, je në panik kur gjithë këto forca policie janë në panik. Nëse nuk gjejmë armën e krimit si do të gjykojmë. Ai ka pranuar, pro arma e krimit duhet gjetur. Ai nesër mund ta mohojë, duhet të raportosh në mënyrë shkencore. A mund të ketë vepra të tjera të kryera me këtë armë. Si nuk u kontrolluan një herë nëse mbajnë armë?! Policia duhet të kryente kontrolle që të mbahen nën kontroll.’- u shpreh Softa.

Nga ana tjetër Faik Basha, Sekretar për Sigurinë në Partinë e Lirisë, tha se dje u vra për së dyti uniforma e policisë, pasi sipas tij u duk bashkëpunimi i strukturave lokale me vrasësin.

‘Dje për fat të keq u vra për së dyti uniforma e policisë, ku u duk qartë bashkëpunimi i strukturave lokale me vrasësin. Një polic ka marrë përsipër të bëjë negociata dhe të bëjë shoqërimin. Ai ka shkelur ligjin, ka tradhtuar uniformën e policisë dhe që ka menaxhuar situatën në këtë lloj mënyre. Besonte se shteti ka forcë mbi bandat dhe krimin. Tentoi të vendosë rregull në një vend pa rregull. Kemi të bëjmë me kapjen e strukturave të policisë! Nëna që ka humbur djalin nga kjo familje, thoshte së ata kanë mbështetje nga policia lokale. E ka lënë celularin sepse e dinte se do të përgjohej. Ky instruktazh i është dhënë nga policia lokale, dhe këtë e ka thënë e ëma e djalit që u vra nga i vëllai i Azganit.’- u shpreh Basha.

M.Q./N.Xh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A do e bëjë më efikase luftën ndaj korrupsionit Komisioni i Posaçëm?



×

Lajmi i fundit

Para disa javësh e denoncoi për dhunë, këngëtarja Teuta Selimi ribashkohet me bashkëshortin

Para disa javësh e denoncoi për dhunë, këngëtarja Teuta Selimi ribashkohet me bashkëshortin