Vrau recepsionistin e ‘Greccia’ në Dhërmi, 43-vjeçari ende në qelitë e Greqisë! Kërkon ekstradimin në Britani të Madhe

Vrau recepsionistin e ‘Greccia’ në Dhërmi, 43-vjeçari ende në qelitë e Greqisë! Kërkon ekstradimin në Britani të Madhe

Gerald Shehu

Gerald Shehu autori i vrasjes së Eraldo Nevruzit, recepsionistit të hotelit Grecia në Dhërmi, ende nuk është ekstraduar.43 vjecari Shehu ndodhet në Korfuz ku po mbahet në ambientet e vuajtjes së dënimit, vend ky ku ka qëndruar fill pas arrestimit në Korfuz të Greqisë.

Nënshtetësia e tij angleze ka qenë pengesë për institucionet shqiptare për ekstradimin e këtij të fundit.Menjëherë pas arrestimit mësohet se Gerald Shehu ka nisur punën me avokatët e tij mbrojtës, kryesisht anglez, për të bërë të mundur ekstradimin drejt Britanisë së madhe, për të vuajtur dënimin në këtë vend.

Kur ndodhi atentati?

Më 6 qershor Gerald Shehu ekzekutoi recepsionistin Eraldo Nevruzi në hotel ‘Greccia’ në Dhërmi.

Të dy, autori dhe viktima kanë qenë në brendësi të hotelit kur dyshohet se dhe janë konfliktuar. Gerald Shehu ka nxjerr armën dhe dyshohet se e ka goditur me një plumb në kokë. E gjithë ngjarja u filmua nga kamerat e sigurisë së hotelit.

Pas krimit 43 vjeçari u largua me automjetin tip Audi A8 në drejtim të Greqisë me targa angleze ndërsa trupin e viktimës mbështjellë me çarçaf e hodhi përgjatë itinerarit në drejtim të Greqisë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD gris mesazhin e Begajt për sesionin e ri parlamentar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Djali vret babain në Shenavlash të Durrësit! Trupi i pajetë gjendet në një pus

Djali vret babain në Shenavlash të Durrësit! Trupi i pajetë gjendet në një pus