Kur ka kaluar më tepër se një javë nga ekzekutimi mafioz i ish-funksionarit të lartë të Policisë së Shtetit Artan Cukut, policia e Tiranës ka rritur shifrën e shpërblimit për informatorin nga 30 milionë lekë të vjetra në 100 milionë të tilla.
Çdo person që do japë informacion të saktë për llogari të zbardhjes së emrit të personit që ka qëlluar për vdekje Artan Cukun, do të shpërblehet me 100 milion lekë të vjetra. Kjo është tarifa financiare që policia ka vënë në dispozicion, ndërkohë që qytetarëve u është vënë në përdorim dhe një numër telefoni ku ata të informojnë 0694110299.
Tashmë në grupin e hetuesve të policisë dhe krimeve të rënda janë bërë pjesë dhe ish-drejtuesit e policisë së shtetit të zëvëndësuar në vitin 2013. Këta ish-drejtues policie sqaruan burimet janë ftuar për të bashkëpunuar për faktin se ata njohin të shkuarën e kolegut të tyre dhe janë personat që mbanin kontakte të vazhdueshme, me të ndjerin. Ndërkohë si pasojë e telefonatave të mara nga qytetarët, gjatë ditës së djeshme në policinë e Tiranës janë shoqëruar 4 persona si të dyshuar, por pas marrjes në pyetje ata janë liruar.
Madje dy prej tyre kanë bërë paraqitje për njohje edhe me disa dëshmitarë, që e kanë parë vrasësin para ngjarjes. Artan Cuku u ekzekutua me 5 plumba në trup mbrëmjen e 8 prillit pak minuta pasi ai ishte futur në pallatin ku banonte pranë “Rrugës së Kosovarëve” në Tiranë. Në këtë krim janë përdorur dy pistoleta por asnjëra prej tyre nuk është gjetur nga kontrollet e ushtruara.
Vrasësi i maskuar si vrapues nga Liqeni
Vrasja e Artan Cukut, kishte kohë që ishte planifikuar dhe për këtë, personi që ka dashur të vdekur ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, duket se ka paguar një vrasës me pagesë. Në një video të publikuar nga policia e Tiranës, duket qartë autori i krimit, i cili i veshur sportiv dhe me doreza, vrapon ngadalë teksa largohet nga zona e krimit. Vrasësi i kishte kushtuar shumë rëndësi këtij ekzekutimi, pasi jo vetëm do të eleminonte një ish-funksionar të lartë policie, por dhe kishte studiuar me detaje, çdo lëvizje të tij, madje ishte përshtatur në veshje, si një vrapues i zakonshëm i zonës së Liqenit Artificial.
Sipas policisë me këtë veshje dhe mënyrën se si është larguar vrasësi, të linte përshtypjen se ai ishte një vrapues që po kthehej si shumë vrapues të tjerë, nga zona e Liqenit. Autori ende i paidentifikuar nga policia, ka qëndruar në hollin e pallatit ku pikërisht sapo Cuku, ka hipur në ashensor është qëlluar më armë zjarri, plot pesë herë. Vrasësi ka qëlluar me dy pistoleta, tip “Bereta” dhe “Gllok”, duke u larguar më pas me shumë shpejtësi mes personave që ktheheshin nga vrapi apo ecja e darkës në zonën e Liqenit Artificial. Rruga e “Kosovarëve” në Tiranë, frekuentohet shpesh vrapuesit në orët e mbrëmjes, të cilët kthehen në shtëpi.
Autori është me dorashka, shall, kapele, atlete dhe tuta sportive siç mund ta shihen dhe fotot e shpërndara nga policia. Ai është i gjatë rreth 1.70 dhe në bazë të dëshmisë së gruas së Cukut dhe administratorit të pallatit, autori kishte një theks verior. Vrasësi është parë nga administrator i pallatit, pak para momentit të vrasjes teksa qëndronte i ulur tek shkallët e pallatit. I pyetur nga administratori, autori është përgjigjur se po priste dikë për t'i dhënë çelësat e shtëpisë. Mirëpo pas kësaj biseda, sapo administrator ka shkuar në shtëpi, ai u ka thënë policisë se ka dëgjuar të shtëna me armë, dhe teksa zbritur poshtë ka konstatuar trupin e Artan Cukut të shtrirë në hollin e pallatit.
Me 5 plumba
Artan Cuku u ekzekutua me 5 plumba në trup mbrëmjen e 8 prillit pak minuta pasi ai ishte future në pallatin ku banonte pranë rrugës së kosovarëve në tiranë.
Administratori
I pyetur nga administratori, autori është përgjigjur se po priste dikë për t'i dhënë çelësat e shtëpisë.Mirëpo pas kësaj biseda, sapo administrator ka shkuar në shtëpi, ai u ka thënë policisë se ka dëgjuar të shtëna me armë.
Ish-drejtuesit
Këta ish-drejtues policie sqaruan burimet janë ftuar për të bashkëpunuar për faktin se ata njohin të shkuarën e kolegut të tyre dhe janë personat që mbanin kontakte të vazhdueshme, me të ndjerin.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com