Vrasja e tre personave në sulmin terrorist, Macron arrin në Nicë

Vrasja e tre personave në sulmin terrorist, Macron arrin në Nicë

Notre Dame, Nicë

Sulmi i cili i mori jetën tre personave në Nicë ka shkaktuar valë të shumta reagimesh në shoqërinë franceze. Sipas të dhënave të fundit presidenti francez ka arritur në Nicë për të parë nga afër situatën, i shoqëruar nga ministrat e tij. Në orën 15:00 në gjithë vendin do të bien këmbanat në nder të viktimave të sulmit. 

Ndërkohë që Kryeministri francez Jean Castex e ka konsideruar tejet shqetësues faktin se ka pasur një rritje të konsiderueshme të krimit në vend. 

Gazetarët  thanë se policia  kishte vendosur një kordon sigurie rreth kishës, ndërkohë që ambulancattdhe automjetet e shërbimit zjarrfikës ishin gjithashtu në vendin e ngjarjes.

Sulmi vjen ndërsa Franca është ende larg nga prerja e kokës në fillim të këtij muaji të mësuesit francez të shkollës së mesme Samuel Paty në Paris nga një burrë me origjinë çeçene.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:51
Vrau tre persona, dalin pamjet e arrestimit të autorit në Nice (VIDEO)

Të paktën tre persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën këtë të enjte si pasojë e një sulmi me thikë që ka ndodhur në orën 10:30 sot në Francë. Policia arrestoi autorin pak minuta më pas, ndërsa të plagosurit u dërguan për trajtim mjekësor. 

Mediat vendase bëjnë me dije se sulmi ka ndodhur në katedralen Notre-Dame, në Nicë, ku si pasojë kanë humbur jetën dy gra dhe një burrë, kujdesari i kishës.

Kryebashkiaku i qytetit, Christian Estrosi, përmes një postimi në Tëitter e ka cilësuar terrorist sulmin në katedrale.

“Unë konfirmoj se gjithçka që ndodhi në Bazilikën e Notre-Dame de Nice, mund të jetë një sulm terrorist”, shkruan ai.

Sulmi i sotëm erdhi vetëm pak ditë pasi kishte ndodhur vrasja e mësuesit francez Samuel Paty, të cilit iu pre koka në Paris këtë muaj nga një islamist i dyshuar, pasi ai përdori karikaturat e Profetit Muhamed në një klasë për lirinë e shprehjes

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Çudira në Shkodër, Vllaznia shkarkon Qatip Osmanin! Kush e zëvendëson trajnerin

Çudira në Shkodër, Vllaznia shkarkon Qatip Osmanin! Kush e zëvendëson trajnerin