24-orë pas vrasjes së 26-vjeçarit Ajet Qokthi, policia e Lezhës ka bërë të ditur se ka shoqëruar 15 persona të cilët po merren në pyetje rreth ngjarjes.
 
Sipas policisë personat e shoqëruar janë kryesisht banorë të zonws të cilet po merren në pyetje nga grupi hetimor si persona që mund të kenë dijeni rreth ngjarjes.
 
Sipas burimeve ende nuk ka asnjë person të identifikuar apo të ndaluar për ngjarjen.
 
Autorwt që sipas të dhënave kanë qenë dy persona të maskuar nuk kanë lënë asnjë gjurmë në vendin e ngjarjes dhe kjo e ka vështirësuar punwn e policisë për identifikimin e tyre.
 
Në lidhje me ngjarjen grupi hetimor po vijon hetimet, ku krahas dyshimeve për grabitje po hetohet edhe pista e ndonjë atentati të mirorganizuar ndaj kushërinjve Qokthi.
 
Burime nga policia e Lezhës bëjnë të ditur se po bashkëpunohet edhe me blutë e Shkodres për të verifikuar nëse viktima apo dhe pronari i baxhos Agron Qokthi mund të kenë pasur ndonjë konflikt.
 
Gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor gjatë pasdites së djeshme Qokthi ka rrëfyer se ai dhe kushëri i tij i cili mbeti viktimë e ngjarjes nuk kanë pasur asnjë konflikt.
 
Në dëshminë e tij të dhënë para oficerëve të policisë Qokthi ja ka referuar ngjarjen një grabitje të mundshme ndaj tyre.
 
Edhe gjatë dites së sotme në zonen e Torovices është vënë re prania e forcave policore të cilët vijojnë kontrollet në zonë për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të atentatit që ndodhi mëngjesin e së mërkurës ndaj kushërinjve Qokthi.
 
Mjeti me të cilin dy kushërinjtë Qokthi po udhëtonin nga Shkodra për në Lezhë për të grumbulluar qumështin u qëllua mëngjesin e djeshëm me armë zjarri.
 
Nga breshëria e armës mbeti i vdekur Ajet Qokthi, ndërsa Agroni, pronari i baxhos shpëtoi. 


dy.b/shqiptarja.com