VIDEO/ Vrasja në burgun e Peqinit, Gjykata cakton 'arrest në burg' për Sokol Mjaçajn dhe 11 nga 12 zyrtarët e arrestuar! Vrasësi shfaqet i qetë në 'kafaz', refuzon të filmohet

ELBASAN- Nën masa të rrepta sigurie, Sokol Mjacaj, autori vrasjes së Arben Lleshit në burgun e Peqinit doli sot para Gjykatës së Elbasanit. Report Tv sjell pamjet e tij brenda në kafazin e të akuzuarit, ku ndërsa shihet i qetë i rrethuar nga efektivët e Policisë dhe të forcave Speciale, Mjacaj është njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”. Mjacaj i rrethuar nga efektivët e Policisë dhe të forcave Speciale, mësohet se nuk ka dashur të filmohet në ato pak momente në nisje të seancës kur mediat u lejuan të futen në sallë.

Përveç autorit të ngjarjes Sokol Mjacaj, arrest në burg është caktuar edhe ndaj 11 zyrtarëve të burgut të Peqinit, për ish-drejtorin e burgut të Peqinit Kamber Hoxha, shefin e regjimit të brendshëm të burgut, Qani Muça, ish shefin e policisë së burgut Nikolin Gjonpali.si dhe 9 punonjës të tjerë të arrestuar pas vrasjes në qeli të Arben Lleshit më 15 dhjetor 2023. Vetëm për Vilson Shimën, edhe ky punonjes i burgut është dhënë masa me detyrim paraqitje, pasi ka një femijë të paralizuar. Ata akuzohen se kanë shkelur rregullat e sigurisë në burg, që nga moskryerja e kontrolleve ndaj të dënuarit Mjacaj, i cili lëvizte prej të paktën 20 ditësh me armë brenda institucionit të vuajtjes së dënimit.

Hetimi paraprak i prokurorisë ka gjetur se aty nuk kishin funksionuar skanerët e kontrollit në hyrje të burgut- që ishin riparuar së fundi, dhe një pjesë e kamerave të sigurisë për vëzhgimin dhe dokumentimin e ngjarjeve. I dënuari Sokol Mjacaj dyshohet se e vrau me porosi Arben Lleshin për hakmarrje dhe plagosi shokun e tij të qelisë, Indrit Shaqja.

Mënyra e futjes së pistoletës me mulli në burg ka mbetur mister, megjithatë, dyshimet janë se kjo është bërë me anë të pakove të ushqimeve gjatë kohës që skanerët nuk punonin. Kontrolli në hyrje të burgut gjatë kësaj kohe është bërë manualisht nga punonjësit ndërsa skanerët janë vënë në punë vetëm pak ditë më parë, pasi Sokol Mjacaj kishte arritur të pajisej me armën që përdori në krim.

Viktima Arben Lleshi ishte dënuar me 32 vjet burg për vrasjen në Angli të Agim Hoxhës në vitin 2012 dhe po e vuante dënimin në Shqipëri. Pak orë para vrasjes në qeli më 15 dhjetor, ministria e Drejtësisë njoftoi se Sokol Mjacaj do izolohej sërish në sistemin 41 bis, dhe kjo dyshohet se ka përshpejtuar planet e tij. Atë ditë ai shkoi tek dritarja e qelisë së Arben Lleshit dhe e qëlloi me armë duke duke plagosur edhe shokun e qelisë.

TË AKUZUARIT
Sokol Mjacaj, i dënuar përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë në Shkodër
Drejtori i burgut, Kamber Hoxha 59 vjeç
Shefi i policisë së burgut Qani Muça, 60 vjeç
Ish-shefi i policisë së burgut Nikolin Gjonpali, 54 vjeç
Shefi i regjimit në burg Vilson Shima, 37 vjeç
Specialisti në sallën operative të burgut Arben Dulellari, 52 vjeç
Policë shërbimi: Ilir Balla, Florene Mile, Fatos Pire
Policë të burgut: Genci Muça, Klement Haka, Erjon Çilaj, Indrit Dubali

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:37
Vrasja brenda qelisë/ 11 zyrtarë të burgut të Peqinit u lanë në burg, familjarët shpërthejnë në lot para Gjykatës (Video)

 

Lënia në burg e 11 zyrtarëve të burgut të Peqinit për vrasjen e  Arben Lleshit brenda qelisë nga Sokol Mjaçaj nuk është pritur mirë nga familjarët e tyre që prisnin jashtë Gjykatës. Në momentin që zyrtarët largohen me makinat e policisë nga Gjykata, familjarët shihen duke qarë.

 

Ora 16:13
Vrasja në burgun e Peqinit, Gjykata lë në burg Sokol Mjacajn dhe 11 zyrtarë! Një efektiv me 'detyrim paraqitje', ka fëmijën të paralizuar

1702999024_1702984401finalprojekt.00475806.Still102.jpg

Gjykata e Elbasanit ka caktuar arrest në burg për Sokol Mjacajn autorin e vrasjes së Arben Lleshit në burgun e Peqinit dhe 11 zyrtarët e burgut të Peqinit, ndërsa vetëm njëri prej tyre është lënë në detyrim paraqitje sepse ka një fëmijë të paralizuar.

 

Ora 15:54
Vrasja në burgun e Peqinit, vijon që prej orës 10:00 seanca gjyqësore! Mbrojtja kërkon që dosja të ndahet

1702984401_finalprojekt.00475806.Still102.jpg

Vijon prej disa orësh seanca gjyqësore për Sokol Mjacajn dhe 12 zyrtarët e tjerë, të arrestuar pas vrasjes së Arben Lleshit brenda burgut të sigurisë së Lartë në Peqin.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se pala mbrojtëse ka kërkuar që dosja të ndahet sipas funksioneve që kishin zyrtarët në burg.

Po ashtu mbrojtja ka nënvizuar se dosja s'mund të jetë e përbashkët, pasi disa zyrtarë shërbejnë në sektorë të tjerë, jo ku ndodhi ngjarjA.

Ora 10:33
Report Tv sjell pamjet, Sokol Mjacaj brenda ‘kafazit’ të qelqtë në gjykatë, i rrethuar nga efektivë policie

Report Tv sjell pamje brenda sallës së gjyqit ku po zhvillohet seanca për Sokol Mjacaj dhe 12 zyrtarët e burgut të Peqinit.

Në pamjet që siguron gazetari Ronaldo Gjoshi, shihet edhe autorit i vrasjes së Arben Lleshit brenda kafazit të qelqtë të gjykatës.

Ai ka nuk ka dashur që të filmohet. Ndërkohë në gjykatë ka prani të shtuar të forcave policore, të cilat kanë rrethuar edhe kafazin ku ndodhet Mjacaj.

Ora 09:43
Vrau Arben Lleshin në Burgun e Peqinit, mbërrin në Gjykatën e Elbasanit Sokol Mjacaj

Sokol Mjacaj, i cili akuzohet për vrasjen e Arben Lleshit në burgun e Peqinit, ka mbërritur në Gjykatën e Elbasanit nën masa të rrepta sigurie. Ditën e sotme do të zhvillohet seanca për të dhe 12 zyrtarët e burgut të Peqinit, për të cilët Prokuroria kërkon masën ‘arrest në burg’.

SI.E./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 20/12/2023 01:51

    /ILIR/,duhet t'a kishin menduar kete para se t'i hynin asaj rruge krimi.

    Përgjigju
  • ilir: 19/12/2023 11:54

    Kuptohet qarte qe Sokol vrasesi eshte financuar nga Anglia! Ata qe jan burgosur atje, rezikojn te sillen per ta vuajtur denimin ne Shqiperi dhe ne kete menyre, avokatet e tyre kan ne dore nje leter te forte per te thene qe nuk mund te ekstradohen ne nje vend ku i rezikohet jeta!

    Përgjigju
  • Ligji: 19/12/2023 09:20

    Ore po kero jane te çmendur... ky kriminel eshte ne burg i denuar me burgim te perjetshem per vrasje me gjakftohtesi te dy turisteve Çek. Let's thone ... mund te denied me arrest me burg.. hahaha.. keta te çmendin o Zot...Ai duhet denuar me vdekje te organizuar ne media, ne televizion qe ta shohin te gjithe... keshtu nuk kane pse paguajne dhe taksapaguesit per te ushqyer nje kriminel

    Përgjigju
    • xxx: 19/12/2023 13:57

      Po pse Amerike jami ne, qe te bejne gjilperen dhe e shfaqin ne media kriminelin kur i del shpirti pak e nga pak . Ne jemi nga ajo lloj race qe bejme e cfare nuk bejme per tu emeruar Drejtor Burgu. Po pse do thoni ju ? E te gjithe e dime prandaj deri sa te zgjidhet gje a gjeza do te kemi nga keto lloj ngjarjesh .

    • Qwert: 19/12/2023 10:02

      Haha i madh je eshte cmendur gjykata dhe shteti totalisht i cmendur

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë