Vrasja në Kavajë/ Vëllezërit Toçi lihen në qeli. Polici i Burgjeve 'burgoset' në spital! 'Kokainën e pinte babai si qetësuese'

KAVAJË - Bledar Toci shefi i sigurisë së burgut të Durrësit do të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve për përplasjen me armë me pasojë vdekjen e Dritan Hoxhollit dhe plagosjen e vetë Toçit në banesën e Marsida Qatjas, ngjarje e ndodhur tre ditë më parë në Kavajë. Kjo përplasje me armë zbuloi edhe përfshirjen e drogës në familjen Toci, ku në pranga ra vëllai i Bledarit, Bernard Toçi. Po sot, e njëjta trupë gjykuese e la 27-vjeçarin, Bernard Toçi, nën masën e sigurisë 'arrest me burg'. Bernardi ishte në bankën e të pandehurit në Gjykatën e Kavajës, ku ju dha masa e sigurimit personal, pasi në banesën e tij, pas vrasjes së Haxhollit në lagjen numër 2, policia e cila shkoi për kontroll, gjeti 7 doza kokaine. Por për vëllain e tij Bledarin, masa e sigurisë u dha në spitalin e Durrësit në pavionin e Kirurgjisë, ku ai ndodhet për kurim pas plagosjes.

Kokaina, sipas hetuesve, dyshohet se ka qenë edhe në banesën e Marsidës, të cilës Bledar Toçi i afroi ndihmë për të larguar Dritan Hoxhollin. Ekzaminimi i provave materiale në banesën e Qatjas dhe e shkuara e viktimës Hoxholli dhe të plagosurit Toçi kanë krijuar tek hetuesit dyshimet se ngjarja mund të ketë pasur motiv edhe përplasjen për shkak të pazareve të drogës.

Në media ‘’molla e sherrit’’ mes dy shokëve Toci e Hoxholli, Marsida Qatja deklaroi se gjithçka nisi pasi Hoxholli ishte ndjerë i fyer përse ata se kishin ftuar për darkë apo s'i jepnin shoqëri.

Ndërsa sipas dëshmisë ekskluzive siguruar nga ReportTv në polici ajo thotë se Hoxholli i kërkonte marrëdhënie intime dhe pasi Qatja e kish refuzuar ai e shqetësonte duke i shkuar në shtëpi. Fillimisht ajo mohoi në media edhe praninë e kokainës në banesë, por në polici është shprehur se është përdoruese e kokainës të cilën e kish konsumuar dhe mbrëmjen e ngjarjes ku shokët e saj Hoxholli dhe Toci qëlluan njëri tjetrin me automatik e pistoletë.

Për të hedhur dritë mbi ngjarjen dhe përfshirjen e personave viktimës Hoxholli, të plagosurit Bledar Toci dhe të ndaluarit Bernard Toci sëbashku me dy të tjerët në hetim Marsida Qatja, Xhulio Biturku dhe Ermir Çela prokuroria e Kavajës ka ripyetur personat dhe pritet që hetimet të shtrihen edhe në pistën e prishjes së pazareve të drogës.

Bernard Toçi në gjyq: Kokainen e pi babai si qetesues

27-vjeçari Bernard Toçi akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Gjatë seancës gjyqësore Toçi ka deklaruar se kokainën e përdorte babai i tij si qetësues. Kjo alibi e ngritur prej tij nuk është marrë parasysh nga gjyqtari Genci Dokollari dhe prokurori Gëzim Çopa.

Seance ne pavionin e kirurgjise

Më tej trupa gjykuese ka shkruar në spitalin e Durrësit, për të njohuar me masën e sigurimit personal të arrestit me burg, Bledar Toçin, ku ai po merr trajtim pasi mbeti i plagosur me një plumb në qafë nga arma automatike e Dritan Haxhollit.

Avokati: Dritan Haxholli qelloi dy here, Bledari u vetembrojt

Avokati i Bledar Toçit, Luan Mansaku, dha detaje nga seanca e mbajtur brenda në pavionin e Kirurgjisë, ku shefi i sigurisë në burgun e Durrësit ndodhet pas plagosjes.

"Bledar Toçi ka qenë në kushtet klasike të mbrojtjes së nevojshme se është qëlluar dy herë me armë nga një person i cili ka kryer disa vepra penale shumë i rrezikshëm me automatik në dorë. masa e kërkuar nga prokurori nuk përputhet me atë që kërkon ligji. ka qenë punonjës i sigurisë së burgjeve. Ne kërkuam arrest në shtëpi dhe për shkaqe shëndetësore", tha avokati.

I pyetur për akuzën e ngritur për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, avokati u përgjigj: "Ajo akuzë kërkon hetim, ka shumë rrethana që bëjnë që Bledari nuk është mbajtës i lëndës narkotike se atje kanë qenë shumë persona".

Sa i përket faktit që Toçi kishte me vete armën e shërbimit kur nuk ishte në detyrë, avokati u shpreh: "Mendoj se nuk ka të bëjë fare me ligjin, se nuk i ndalohet të mbajë armë jashtë shërbimit".

Hetimet: Bledar Toci solli kokaine, 16 te shtena me Gloc, viktimes ju bllokua automatiku

Sipas hetimeve të kryera për ngjarjen e rëndë në Kavajë, brenda apartamentit të Marsida Qatjas, 30-vjeçare, nënë e tre femijëve, Bledar Toçi, 31-vjeçar, shef i sigurisë së Brendshme në burgun e Durrësit, që vrau me pistoletën e shërbimit 41-vjeçarin Haxholli, kishte sjellë kokainë në shtëpinë e Qatjes, ku ajo ishte edhe me dy djem të tjerë më të vegjël, shokë dhe fqinj të saj. Veç pistës së vrasjes, Prokuroria ngriti edhe atë të shpërndarjes së kokainës, pasi ka dyshime se Bledari e kishte marrë atë nëpërmjet vëllait të tij Bernardit, ndërkohë që ka dyshime se vetë shefi i sigurisë shpërndante drogë në burgun e Durrësit. 

Policia gjeti në apartament 16 gëzhoja të pistoletës Glock të Toçit dhe vetëm një gëzhojë automatiku, pasi Haxhollit ju bllokua arma.

Deklarimet kontradiktore te Marsida Qatjas

Marsida Qatja ka dhënë dëshmi kontradiktore para hetuesve dhe medias, herë duke thënë që Haxhollin e kishte shok, herë duke thënë që ai kërkonte të kishte marrëdhënie intime me të dhe e e kërcënonte cdo ditë poshtë shtëpisë së saj me armë në dorë. Ajo ka pranuar në polici se është përdoruese e lëndës narkotike dhe se edhe natën që ncodhi vrasja në shtëpinë e saj ku Dritan Haxholli i shkoi me automatik në apartament, ajo ka pirë kokainë. Por intervista e saj dhënë për gazetarët u duk më shumë si një mbrojtje ndaj Bledar Toçit, ku ajo mohoi që ai të kishte lidhje me kokainën që u gjet në shtëpinë e saj ndërkohë që tha se ai duhet të ngrihet në detyrë pasi shmangu një ngjarje që mund të ishte tragjike. Sipas saj. 41-vjeçari kërcënoi t'i vriste djalin e saj 2-vjeçar që Qatja tha se po e vinte në gjumë në divan, dhe se pikërisht në këtë moment, për vetëmbrojtje, Bledar Toçi ka qëlluar me armë ndaj Haxhollit duke e lënë të vdekur në vend. 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eskobari: 13/10/2019 19:40

    Ka te drejt qe thot kokaina qetesues. Ne fakt shoqerohet me 1 got me acid sulfurik me akull. Ben mir dhe per majasellin.

    Përgjigju
  • Daku: 13/10/2019 17:37

    Kokrra legenit ky polici...pi mall e vritu per kurvat pastaj con babain ne burg per narkotik...me duket si ajo komedia me ceken e beratit ne 97. Shqiperia tallava!!!

    Përgjigju
  • Si the?: 13/10/2019 16:03

    Kokaina vetem qetesues nuk eshte. Perkundrazi!

    Përgjigju
  • Hasoni: 13/10/2019 15:07

    Hahaha jo po e pinte komshiu per qetesuese per gjum hajde lesh pershesh hajde te vrasesh per ate shurren bo burgun e mbyllni halen

    Përgjigju
  • Latif: 13/10/2019 11:02

    Doktorri i vetes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja