KORÇE- Prokuroria ka përfunduar hetimet për vrasjen e ndodhur në 20 shtator në një prej lokaleve në qendër të qytetit të Pogradecit, ku mbeti i vrarë Fabio Hila.
 
Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në gjykatën e Korçës ku do të hetohet nga gjyqtarë të seksionit të të miturve.
 
Ngjarja e rëndë u regjistrua në Pogradec ku Fabio Hila u vra me breshëri plumbash nga bashkëmoshatari i tij Fabian Mucollari 17-vjeç për shkak të sherrit për një femër.
 
Fabian Mucollari pranoi krimin dhe shfaqi pendesë, por një gjë e tillë nuk do ta shpëtojë nga burgu, ndërsa rruga e kthimit për në shtëpi e të riut do të jetë e gjatë.


dy.b/shqiptarja.com