Nën hetim për 137 kg kokainë që u kap në Durrës, OFL i dërgon formularin Malindit dhe 4 të tjerëve në Tiranë e Durrës

TIRANE-Operacioni Forca e Ligjit u kërkon që të justifikojnë pasurinë 5 personave në hetim dhe të dënuar për trafik droge dhe vrasje në Tiranë dhe në Durrës, mes të cilëve Gentian Malindi, emër i njohur pas zbulimit të kokainës vitin e kaluar në Durrës. Emri i parë është Akil Alushi banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”. Po për drogë është edhe emri i radhës, Ilir Oshafi banues në Durrës, i dënuar në Itali me 4 vite me vendim të njohur nga Gjykata e Durrësit prodhim dhe shitje të narkotikëve në bashkëpunim.

Gjithashtu në listë janë edhe dy vëllezërit Morel dhe Enkel Kërtalli banues në Durrës sipas policisë nën hetim për vrasje në rrethana të tjera cilësuese. Emrat e dy vëllezërve janë të njohur për policinë pasi në 23 gusht 2017 akuzohen se tentuan të vrasin në atentat Dashamir Gjokën. Tre vite më parë, sipas policisë, ata qëlluan në drejtim të makinës së blinduar me të cilën po udhëtonte Dashamir Gjoka dhe vajzat e tij.

Emri i fundit në listë për ditën e sotme është Gentian Malindi banues në Durrës, që sipas OFL-së është nën hetim për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe ‘Grupi i strukturuar kriminal”. Gentian Malindi u bë i njohur në shtator 2019 kur në portin e Durrësit u sekuestrua kokaina e nisur  nga Ekuadori.  Gentian Malindi është në kërkim, ndërsa për ngarkesën 137 kg kokainë qëndrojnë në qeli dy persona Ardian Bega, oficeri i sigurisë në Portin e Durrësit, si dhe punëtori në anijen e Gentian Malindit, Altin Mislihaka.

Sipas policisë, dy personat e arrestuar sapo kanë marrë pakot me kokainë nga kontenieri u larguan me një makinë së bashku me Gentian Malindin drejt Shkëmbit të Kavajës, por sapo zbuluan se në pakot ku mendonin se kishte kokainë ishte futur oriz dhe nga një GPS për të zbuluar destinacion përfundimtar, ata e hodhën çantën në mes të rrugës, duke u larguar. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Gentian Malindi

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 30/05/2020 00:46

    Formularin e G.Malindit me mire t'ia dergonin babait te tij se ai e mban te fshehur dhe I njeh mire tere hollesite e <<bisneseve>> te te birit.

    Përgjigju
  • Vathi: 29/05/2020 14:08

    Po Laz Hasani ne durres e kompani pse nuk ja Çoni ??? E di gjithe durresi se kush jane dhe si è kane privatizuar gjithe plazhin ne iliria durres

    Përgjigju
    • O vath: 29/05/2020 15:17

      Kush esht gruppi i laz Hasan it? Pse KY komandon ne durres? E dija qe nuk esht me kapo ky apo e Kam gabim

  • Doni: 29/05/2020 13:05

    Sa shpejt punon kjo OFL-ja xhanem!? Tak fap. Po grupin me ne krye Ajet Sulaj e shoke denuar per 1 ton droge mes te Durrsit pse si keni cu ndonje leter apo....? Keni hall mos u del ndonje skandal me i madh apo si.

    Përgjigju
    • Cekani: 29/05/2020 16:56

      Prit pra. Gabelin qe lante peshkarexhen e kapem, tani do kapim dhe Ronin qe rrin ke sheshi trageteve se dhe ai merret me klandestin. Hahahahah...

    • Pupi: 29/05/2020 13:58

      O Don ke shume te drejte per ato qe thua. Jane te zgjuar ata. Perpara se te dergojne formularin ata sigurohen qe personi ose personat kane apo jo lidhje me politikanet,pastaj kur sigurohen qe nuk kane marrin 10 kameramane me vete dhe shkojne dhe mesyjne gjoja qe ti shikoje populli qe me te vertete po zbatojne ligjin. Po te jene trima le te bllokojne dyqanet duty free te Gjin Gjonit ne Rinas qe i ka gjoja ne emer te bashkeshortes se tij.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë