Vrasje me armë zjarri në Shkup, humb jetën reperi i njohur shqiptar, plagosen 3 të tjerë

MAQEDONI E VERIUT- Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Siç bëhet me dije nga mediat maqedonase ka mbetur i vrarë blogeri dhe reperi i njohur shqiptar Amar Ismani.

Ndërkohë kanë mbetur të plagosur 3 persona të tjerë. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur si ‘Rruga e Plastikave’.

Lajmin për vdekjen e artistit e ka konfirmuar edhe vëllai i tij, Edin Ismani.

“Të Allahut jemi dhe tek ai do kthehemiMe zemër të thyer e të pikëlluar ju njoftoj se ka ndëruar jetë djali/vëllau jonë Amar Ismani. Ceremonia e varrimit do të bëhet sot me namazin e Iqindis në xhamin e Cairit, dhe pastaj te varezat në Butel”, ka shkruar vëllai i të ndjerit në Facebook.

Ende nuk dihen rrethanat e vrasjes apo dinamika e ngjarjes, megjithatë priten detaje të reja nga Ministria e Brendshme gjatë ditës së sotme.

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës