Ngjarja ndodhi sot rreth orës 11:00 te ura në fshatin Mali Jushit. Jozef Mujeci, 21 vjec shtë shpallur në kërkim nga policia dhe vijon puna për kapjen e tij.
Si ndodhi
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth ores 11 00 të së enjtes pranë fshatit Mali i Jushit. Genc Mhillaj (Pjetri) 42 vjec nga Torovica është qëlluar me armë zjarri e për pasojë ka humbur jetën. Viktima Genc Mhillaj, 42 vjeç ka qenë duke drejtuar automjetin tip kamionçinë me targa AA 609 IV i cili ka qenë ngarkuar me miell dhe misër. Viktima ka qene duke ecur ne rruge ndersa Mujeci e ka ndalur dhe e ka thirrur per te biseduar.
Pranë urës së Malit të Jushit ata janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe në sherr e sipër Mhillaj ka tentuar te largohet me vrap, po autori e ka ndjekur dhe ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij. Për pasojë viktima është rrëzuar në fushë. 42 vjecari Genc Mhillaj ka ndërruar jetë menjëherë pasi plumbi e ka goditur në ballë. Nga ana tjetër autori është larguar me shpejtesi në drejtim të Torovicës.
Kane qene banorët e zonës ata qe kanë lajmëruar policinë mbi atë çfarë ka ndodhur.
"Me datë 06.10.2016 rreth orës 11:00 është marrë njoftim se te ura në fshatin Mali Jushit ka të shtëna me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore të cilët kanë konstatuar se ka mbetur i vrarë shtetasi Gent Mhillaj, 42 vjeç, banues në Torovicë", citon Policia ne njoftimin per shtyp.
Pranë vendit të krimit kanë mbërritur dhjetëra forca të ndërhyrjes së shpejtë si dhe një automjet i blinduar qe është vënë në ndjekje te autorit.
Efektivët e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.
(Viktima Genc Mhillaj )
Shkak, nje konflikt para dy ditesh ne Torovice
Dyshohet se autori dhe viktima kanë qenë duke debatuar për shkak se janë prishur në pazare njëri me tjetrin e më pas autori ka nisur te qëllojë në drejtim të 42 vjeçarit, duke e lëne të vdekur në vend.
Motivi i kësaj ngjarje është një konflikt i ndodhur para 2 ditësh në fshatin Torovicë. Autori i eshte rikthyer serish konfliktit duke i kerkuar sqarime Mhillajt e me pas vrare ate.
Autori Jozef Mujeci
Policia ne ndjekje te autorit
Nga shërbimet e D.V.P-Shkodër në bashkëpunim dhe me shërbimet e D.V.P-Lezhë janë ngritur pika kontrolli po bëhet dhe krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit të lartpërmendur dhe bashkëpunëtorit të tij, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi.
Vrasja e sotme në Shkodër vjen 3 ditë pas masakrës së Dajçit për një lojë pokeri, ku u qëlluan për vdekje Arjet Saiti, 42 vjeç dhe Gacalin Kopshti, 30 vjeç. Autori i këtij krimi, Miklovan Parubi u arrestua nga Policia rreth 14 orë pas ngjarjes.
Vrasja e radhes ne Shkoder
Kjo vrasje vjen 3 ditë pas masakrës së Dajçit për një lojë pokeri, ku u qëlluan për vdekje Arjet Saiti, 42 vjeç dhe Gacalin Kopshti, 30 vjeç. Autori i këtij krimi, Miklovan Parubi u arrestua nga Policia rreth 14 orë pas ngjarjes.
[gallery]18971[/gallery]
Forcat e policisë në vendin e ngjarjes
(Vendi ku ndodhi ngjarja)
(Vendi ku viktima u gjet i qëlluar me armë)
(Vendi ku ndodhi krimi)
(Automjeti kamionçinë ku udhëtonte viktima dhe autori)
Redaksia Online
xh.k/l.q/Shqiptarja.com