Vrasjet më 21 janar, Berisha i kthehet akuzave të vjetra: Ina Rama 'puçiste', Edi Rama kërkoi pushtetin me dhunë

TIRANË - Sali Berisha në konferencën e sotme për shtyp foli edhe për 21 janarin, që sot bëhen 14 vite nga ajo ditë e krimit shtetëror në vitin 2011. Berisha sërish vijoi me akuzat ndaj Edi Ramës dhe ish-kryeprokurores Ina Rama. Sipas ish-kryeministrit, ai ka kërkuar hetim ndërkombëtar që pasi ndodhi ngjarje dhe nuk ka penguar asnjë hetim.

'Së pari, keqardhjen time e kam shprehur për viktimat, jo pas 14 vjetësh siç pretendoni ju, por e kam shprehur në ora 7 të darkës të asaj nate. Më datën 21 janar të vitit 2011. Dhe në mënyrë të përsëritur. Së dyti, po atë natë dhe të nesërmen kam kërkuar hetim ndërkombëtar. Jo hetim por hetim ndërkombëtar. Institucionet më serioze ndërkombëtare shprehën se ajo protestë ishte e dhunshme me agjendë politike.'

Më tej akuzoi se ka qenë Edi Rama ai që ka penguar hetimet këto 14 vite. Sërish e quajti ‘puçiste’ Ina Ramën, ish-kryeprokuroren ashtu si 14 vite më parë.

'Së treti, ka një deklaratë të qeverisë së SHBA, ku kërkohet që nga polici deri tek organizatori ,që botërisht është Edi Rama. Së katërti, ata që nuk duhet të përdorin fatkeqësitë e të tjerëve për ushqim politik, në këto 14 vjet prokuroria ka qenë në kontrollin e Edi Ramës. Ishte Ina Rama që i konsiderova puçistë që refuzoi prokurorin ndërkombëtar. Pas 2011, njeri tjetër veç Ramës nuk i ka penguar ata të hetojnë në çdo aspekt. Përdorimi politik i kësaj ngjarje tragjike ku u sollën për qëllime të mirëfillta politike, për të pushtuar kryeministrinë, Edi Rama se donte me shumë gjasë të mbante dhe një fjalim, dëshmi e keqpërdorimit total të kësaj ngjarje.'

Së fundmi, shton se Rama dhe PS donin të merrnin pushtetin me dhunë duke përdorur protestuesit.

'Sollën njerëz në një protestën më të dhunshme që ka patur Shqipëria në 32 vite. Mbështes çdo hetim të kësaj ngjarje por deklaroj se nuk ka asgjë tjetër por vetëm për të shpëtuar përgjegjësinë e atij që kërkoi pushtetin në mënyrë të dhunshme', shton Berisha.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A...Zh: 21/01/2025 17:10

    21 janari percakton nese kemi drejtesi te re!

    Përgjigju
  • Taven Manushi: 21/01/2025 13:56

    Futeni nē burg ktē qen tē zgjebosur hajdutin kriminel sali bajgēn.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë

Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë