Bushati për 'Report Tv': Investimet e huaja do të shkojnë në 1 miliardë

Deputeti i PS-së, Ervin Bushati, i ftuar në ‘Report Tv’ ka folur mbi ngjarjet e fundit në vend. Ndër to, Bushati ka deklaruar se Policia e Shtetit ka bërë të mundur zbardhjen e 4 prej 6 vrasjeve të ndodhura në Shkodër, por pa dhënë më shumë detaje se për cilat prej vrasjeve bëhej fjalë.

4 nga 6 vrasjet e ndodhura janë zbardhur dhe po punohet dy të tjerat. Policia e Shtetit nuk është as e PD-së, as e PS-së. I vetmi vend kur duhet të diskutohet për këto çështje është në parlament. Sa i përket zbardhjes së ngjarjeve, ministri foli dje në Kuvend dhe nëse doni më shumë detaje ftojeni. Unë nuk jam ministër i Rendit.

Ervin Bushati, deputet i PS-së

Deri më tani në Shkodër kanë ndodhur 6 vrasje, më e fundit është ajo e është Arjan Ferracakut, 31 vjeç. Biznesmeni i njohur u gjet i ekzekutuar në Livadhe, në periferi të qytetit. Nga muaji qershor deri sot në Shkodër janë regjistruar 6 viktima dhe dy persona të zhdukur. Bëhet fjalë për Agron Mollaj dhe Gëzim Hysaj, dajë e nip, të zhdukur prej 23 gushtit.

Deri më tani policia nuk ka nxjerrë asnjë deklaratë zyrtare mbi hetimet që po bëhen në Shkodër për vrasjet dhe për autorët e tyre. I vetmi autor i kapur është Alfred Pëllumbi, i cili vrau me thikë pas një konfliti pronësie 54-vjeçarin Prendush Fushaj. 

Më tej, Bushati ka folur edhe mbi ekonominëe vendit, duke u shprehur se investimet e huaja do të kapin shifrën e 1 miliard eurove, kjo pasi vendi ynë ofron stabilitet ekonomik dhe politik.

Ahmetaj foli për buxhetin e vitit 2019 dhe se si po shkon. Në Komision patëm një diskutim për 2-3 orë për ekonominë shqiptare. Mund të kapim shifrën e 1 miliard eurove në investimet e huaja.

Ervin Bushati, deputet i PS

INTERVISTA E PLOTË:

Dje nisëm sesionin e ri parlamentar, në fakt zgjedhja e opozitës nuk më surprizon por ajo duhet të bëjë punën që paguhet. Nuk më duket normale një opozitë që çdo gjë e sheh si fundin e botës. Ata paguhen për të qënë në Kuvend. Kjo e ka ulur përgjegjshërinë e tyre nga qytetarët shqiptarë. I kemi bërë ftesë në çdo proces, made në disa janë edhe bashkëdrejtues. Të mos dramatizojnë çdo gjë që ndodh në sferën politike. Të mos sillemi si adoleshent.

Opozita nuk shkoi pa qëllim në Shkodër, sa shqetësuese është për ju situata në vend?

Dihet që gushti është muaji më i nxehtë përsa i përket këtyre ngjarjeve. Nëse opozita do të ishte aq e shqetësuar, mund të ishte paraqitur në parlament dhe të kishte pyetur ministrin e Brendshëm. 4 nga 6 vrasjet e ndodhura janë zbardhur dhe po punohet dy të tjerat. Policia e Shtetit nuk është as e PD-së, as e PS-së. I vetmi vend kur duhet të diskutohet për këto çëshjte është në parlament. Sa i përket zbardhjes së ngjarjeve, ministri foli dje në Kuvend dhe nëse doni më shumë detaje ftojeni. Unë nuk jam ministër i Rendit.

Ministri i Financave foli sot për rritjen e pagës mesatare në shtet, si e komentoni ju këtë gjë?

Ahmetaj foli për buxhetin e vitit 2019 dhe se si po shkon. Në Komision patëm një diskutim për 2-3 orë për ekonominë shqiptare. Në 3 mujorin e parë patëm një rritje 4.4.%. Kemi 60% më shumë të punësuar në krahasim më 2013. Edhe ekonomia është drejt rritjes, deficiti po shkon rreth 2%, ndërsa konsumi është rritur me 3%. Mund të kapim shifrën e 1 miliard eurove në investimet e huaja. Në ekonomi ka pasur vetëm një ndryshim: është mbivlerësuar leku në krahasim me euron dhe dollarin.

Por papunësia ka shkuar në 12.6%. Niveli i pagës do të donim të ishte më shumë por nuk e kemi ne në dorë. Turismi po kthehet në një motor të ekonomisë shqiptare. Ne si vend i kemi të gjitha mundësitë që të jetojmë vetëm me turizëm.

Sa i përket debatit Braçe-Ahmetaj, sot në Komisionin e Ekonomisë?

Kemi pasur gjithmonë debate konstruktive. Kur vjen opozita më shumë na ka penguar sesa ka punuar. PS e ka pasur gjithmonë çiltërsinë për të bërë debate konstruktive. Opozita e ka prishur gjithmonë debatin duke bërtitur dhe braktisur komisionin. Ne këmbët duhet t’i shtrijmë sa kemi jorganin. kemi marrë një ekonomi e cila kishte hyrë në një rreth vicioz. Nuk presim dot që brenda natës të kthehemi në Zvicër, pasi çdo gjë do kohën e vet.

Investimet e huaja në Shqipëri, sa është shifra?

Sot Ahmetaj raportoi për 220 mln euro. Shifrat e tremujorit tjetër presin akoma të dalin. Ne jemi një vend që ofrojmë stabilitet. Reformat në financë janë vlerësuar nga Banka Botërore apo edhe nga ONM. Kjo bën që Shqipëria të jetë një vend i sigurtë për të investuar. Mos të vonohemi për çdo çështje që ata e quajnë fundi i botës. Ata kanë thënë 86 herë që shteti ka marrë fund.

Sa i përket ligjit për Teatrin Kombëtar, Ruçi ka deklaruar se priten argumentet e Metës dhe të ndërkombëtarëve?

Ky është një proces që nuk ka as të bardhë as të zezë pra është një proces që duhet parë. Ka ardhur koha të kemi një teatër dinjitoz. PD-ja është bërë si propagandë politike, pra për çdo gjë thuhet se është fundi i botës. Ai mund të mos jetë ligji më i mirë por edhe nëse unë do të kisha diçka për të  shtuar nuk e bëja dot se opozita thërriste dhe bërtiste. Ata që e vuajnë janë qytetarët të cilët i paguajnë. Bashën e pashë dje ishte nxirë ishte bërë si model plazhi. Nëse ti mendon që ka qënë fundi i botës, ti nuk shkon në plazh.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • orli: 05/09/2018 09:17

    Cilat jane kater vrasjet e zbardhura se zyrtarisht nuk eshte asnje e zbardhur(pvaresisht se ju duhet ti dini) na thoni dhe ne qe nuk i dime?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër