Zbardhja pas 8 vitesh të vdekjes së 23-vjeçares Eglantina Buci nga i vëllai dhe i ati, ka nxjerrë të pah detaje të reja nga familja Buci.
Vrasjet duket se në këtë familje fillojnë më herët, ku vjehrra e shtëpisë, gjyshja e 23-vjeçares, ka vrarë vite më parë nusen e djalit të saj Bashkimi.
Bashkimi ishte emigrant në Itali, ndërsa sipas burimeve për Report Tv bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur pas një sherri që nisi mes nuses dhe vjehrrës, të cilat ishin duke parë televizor në shtëpinë e tyre. Konflikti ka përfunduar në vrasjen e të resë nga vjehrra e saj.
Një tjetër humbje në këtë familje ka qenë edhe e vëllait të Eglantina Bucit, i cili vdiq nga leucemia. Madje sipas burimeve edhe Shkëlzen Buci, gjatë deklaratës së tij në prokurori kur u arrestuar për atentatin për vrasjen e aktorit Mishel Prela në 2017, tha se e mori përsipër të bëhej killer me pagesë për të siguruar paratë për kurimin e të vëllait.
Vrasja e 23-vjeçares u bë në Malin me Gropa me një plumb në nofullën e majtë, që i dha i vëllai Shkëlzeni. Trupi i saj u varros nga i vëllai dhe i ati Faik Buci, të cilët nuk pranuan bashkëjetesën e saj me një djalë.
I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.7%
-
I keq
22.6%
-
As i mire as i keq
33.7%
Vota total: 1534
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vranë dhe groposën Eglantina Bucin, 50 vite burg për babë e bir! Faik dhe Shkëlzen Buci dënohen me nga 25 vite në qeli, i pari urdhëroi e tjetri ekzekutoi
17 Shkurt 2022, 11:34
-
Zbardhet dëshmia e motrës së Eglantina Buci, e vrarë nga i ati dhe i vëllai në Tiranë: Babai e 'lante' mamanë në gjak, na rrihte me kabull elektrik! Prokuroria kërkon 50 vite për autorët
20 Janar 2022, 16:50
-
Vrasja e Eglantina Bucit 10 vite më parë se bashkëjetoi me një djalë që familja se pëlqente, Prokuroria kërkon 50 vite burg për autorët, babë e bir
20 Janar 2022, 12:10
-
Vrasja e Eglantina Bucit 8 vite më parë/ Dëshmitari i drejtësisë 'nuk thyhet', mungojnë në përballje vëllai dhe babai i viktimës
30 Dhjetor 2020, 12:53
-
Dyshohet si porositës i vrasjes së vajzës/ Gjykata rrëzon kërkesën e Faik Buci për ndryshim mase! Prokurori: Do dëmtonte procesin e mbledhjes së provave
11 Nëntor 2020, 11:21
-
S'ka kthim të eshtrave të Eglantinës tek familjarët! Akuza: Mund të kërkohet ekspertim i ri i ADN-së nga të arrestuarit
18 Shtator 2020, 14:56
-
EKSKLUZIVE! 'Këtë që pe fshije nga kujtesa se ke djalin për të rritur'/ Rrëfimi i dëshmitarit: Si e vrau Shkëlzeni Eglantinën në syrin tim dhe kërcënimet që mora nga Faiku!
11 Shtator 2020, 13:11
-
'Mos më vrit, më fejoni dhe me sakat', si u zbulua skeleti i Eglantina Bucit dhe si e mashtroi i vëllai për ta vrarë
9 Shtator 2020, 14:42
-
Pyetet i dashuri dhe i 'fejuari' i Eglantinës/ S’dimë gjë çfarë ndodhi, i shkëputëm kontaktet pasi lidhja kishte presion
9 Shtator 2020, 13:04
-
Vrasja e Eglantina Bucit, Avokati i Faikut dhe Shkëlzenit për Report TV: Vajza ishte e fejuar në 2006-2007, nëna pranoi të bëhej ADN-ja e trupit të gjetur, i ati jo
8 Shtator 2020, 18:26
-
EKSKLUZIVE! Babai e vëllai vranë vajzën/ Njerka: E rëndë, por burri dhe djali (Shkëlzeni) janë të pastër! Do shkoj te vëllezërit se mbeta qyqe e vetme
8 Shtator 2020, 11:53
-
Vrasja makabre e Elgantina Bucit/ E motra për Report Tv fajëson babanë: Ai ndikonte shumë te vëllai, s'ishte dakord as për burrin tim që sot kemi 2 fëmijë
7 Shtator 2020, 11:15
cne ajo...; duket qe ky do e kete vrare edhe kunaten (se i shau mamane ...)
PërgjigjuKeta jane familje qe zbatojne Kanunin kane vu nderin ne vend
PërgjigjuCa nderi kan vu me thjsht goca ka mor ate qe ka dash.!po kto jan te semur me te meta mendore.!
Hahahahahah Hahahhahah sa kam qesh me ket komentin e nderit Ata jane barbare dhe duhet denimi me vdekje per te dy. I pari nuk eshte prind dhe i dyti nuk ka gjak
Futini në dhomë gazi të gjithë si familje.
Përgjigjukta qenkan familje shtazareke.
Përgjigju