Vrau bashkatdhetarin e tij në Londër, e qëlloi 13 herë me thikë, dënohet me burgim të përjetshëm 22-vjeçari shqiptar

Vrau bashkatdhetarin e tij në Londër, e qëlloi 13 herë me thikë, dënohet me burgim të përjetshëm 22-vjeçari shqiptar

Kozma Papa (autori)

Londër-Një 22 vjeçar shqiptar, i quajtur Kozma Papa, është dënuar me burgim të përjetshëm. Papa akuzohet se vrau bashkëatdhetarin e tij Bledi Petraj, 37 vjeç në 4 shkurt të këtij viti në zonën e Southgate-it në verilindje të Londrës.

Sipas BBC, të dy personat, si vrasësi dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin dhe kishin pasur një përplasje fizike më herët në një kafene.

Por, në procesin gjyqësor u mësua se 45 minuta më vonë të dy kishin shkuar në një zonë tjetër të Londrës, ku secili mbante thika të mëdha me vete. Të dy, sipas prokurorit të çështjes, i drejtonin njëri-tjetrit thikën, derisa viktima Bledi Petraj, humbi kontrollin e thikës dhe autori, Kozma Papa e kapi thikën dhe me dy thika në duar, në kohën pasi viktima kishte rënë në tokë e ka goditur 13 herë në mënyre të vazhdueshme viktimën.

Ky i fundit i cili edhe pse u gjet ende në jetë nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes nuk arriti ti shpëtoj dot plagëve të marra dhe ndërroj jetë pas disa orësh në spital në pasditen e 4 shkurtit të këtij viti.

Për këtë krim Kozma Papa 22 vjeç është dënuar me burgim të përjetshëm. Por, Gjykata Qendrore në Londër kërkoj për Papën që të vuaj minimalisht 20 vjet heqje lirie. Autori i vrasjes u kap nga Policia duke u larguar me makinë jashtë Londrës dhe e pranoj vrasjen e kryer. 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/12/2024 04:54

    Pra me burgim te perjetshem,por me mundesi faljeje pas 20 vjetesh dhe kjo me pikepyetje.22 vjec,vitet me te bukura te jetes,gjithe jeten perpara dhe tani bej burgun per jete, per mend e kokes!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, në fokus forcimi i partneritetit dhe rrugëtimi europian (AXHENDA)

Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, në fokus forcimi i partneritetit dhe rrugëtimi europian (AXHENDA)