Ëngjëll Ibrahimi, i akuzuar për vrasjen e policit Astrit Braçe dhe djalit të tij 8-vjeçar Asllani, nuk do të ekstradohet nga Kanadaja në Shqipëri ku është dënuar me burgim të përjetshëm. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në vitin 2000 ndërsa që prej asaj kohe Brahimi jeton në Kanada ku fshihej me identitetin Piro Kota. Vendimin për çështjen e Ëngjëll Ibrahimit, e ka dhënë gjykata e Apelit në Kanada.
Lajmi për mos ekstradimin e tij e kanë bërë me dije mediat kanadeze, teksa sqarohet se gjykata nuk gjeti prova të mjaftueshme për të udhëruar ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
"Gjykatësi me të drejtë konsideroi se provat në tërësi nuk ishin të mjaftueshme për të urdhëruar burgosjen. Ëngjëll Brahimi, 62 vjeç, nuk ka më pse të shqetësohet për kthimin në Evropën Lindore, ku përballet me një dënim të gjatë me burg në lidhje me vrasjen e përgjakshme të një oficeri të lartë policie dhe fëmijës së tij 8-vjeçar, e cila ndodhi 25 vjet më parë”, thuhet në artikull.
Autoritetet shqiptare akuzojnë Ëngjëll Ibrahimin për vrasjen e efektivit të policisë Astrit Braçe dhe djalit të tij Asllan 8 vjeç në atentatin e 10 gushtit 2000 në Fier. Hakmarrja ka qenë motivi që ka shtyrë Ibrahimin të ndëramarrë këtë veprim pasi në vitin 1997, i vëllai Ilirjani, u vra gjatë një shkëimi zjarri me policinë, ku mes tyre ishte dhe Astrit Braçe. Kjo nuk ishte tentativa e parë për të eleminuar efektivin pasi në 1999 ndaj Braçes u organizua një atentat, por që dështoi.
Ditën e 10 gushtit 2000, Braçe po udhëonte me një automjet tip Benz me gruan, djalin, mbesnë dhe nipin. Në fshatin Poro-Pishë ndaj tyre është hapur zjarr. Djali 8 vjeç vdiq në vend, ndërsa Astrit Braçe arriti të dilte nga automjeti dhe u nis m vrap drejt lumit Vjosë. Gruaja e Braçes ka parë autorin dhe ka bërtitur “krimimel më vrave djalin”. Autori nuk i ka kthyer përgjigje dhe është vënë në ndjekje të Braçes. Trupi i këtij të fundit u gjet një më vonë në bregun e lumit të Vjosës.
Ëngjëll Ibrahimi nuk u arrestua asnjëherë nga autoritetet shqiptare. Ai u largua menjëherë drejt Kanadasë ku dhe arriti të merrte nënshtetësinë. Pas nisjes së kësaj çështje gjyqësore në Kanada, mbrojtja e ibrahimit ka këmbëngulur për pasaktësi ligjore nga Shqipëria.
"Provat janë aq të gabuara dhe të pabesueshme saqë ekstradimi do të ishte një keqpërdorim i drejtësisë", shpjegoi gjykatësi Alexandre Boucher në vitin 2023, duke vënë në dukje se gjatë gjyqit atje, gruaja e të ndjerit madje kundërshtoi veten duke zgjedhur foton e gabuar për të identifikuar të dyshuarin.
Çështja më pas u apelua nga prokurori i Përgjithshëm i Kanadasë, por në fund të procesit u vendos që nuk ka pasur asnjë shkelje.
"Ai verifikoi mjaftueshmërinë dhe besueshmërinë e provave të certifikuara të paraqitura në mbështetje të kërkesës për ekstradim", vendosi Gjykata e Apelit. "Ai përcaktoi se ato kishin një të metë të dukshme dhe se ekzistonte një rrezik real që ato të ishin thelbësisht të gabuara."
Lajmi i Ëngjëll Ibrahimit nga Shqipëria madje u arsyetua si sjellja e një personi që dëshiron "të shmangë akuzimin padrejtësisht". Ëngjëll Brahimi u përfaqësua nga avokatët penalë Andreë Barbacki, Jordan Trevick dhe Sara Abdel-Malik.
Komente








