LEZHE - "Jam shumë i tronditur, nuk mund të flas". Kështu ka deklaruar në sallën e gjyqit 31-vjeçari Alfred Nikolli,  i cili tre ditë më parë vrau në Lezhë 28-vjeçaren Etleva Ndoka.

Nikolli u paraqit sot në Gjykatën e Lezhës, i braktisur nga familjarët e tij, ku u njoh me masën e sigurisë "arrest me burg". Ai nuk pranoi të fliste përpara trupës gjykuese, duke thënë se ishte në gjendje të rënduar psikologjike.

NGJARJA
Parukierja Etleva Ndoka u vra me armë në sallonin e saj të bukurisë mëngjesin e së premtes në qytetin e Lezhës. Autori Alfred Nikolli  dyshohet se është i dashuri i saj, me të cilin kishte një lidhje jashtë martese.

28-vjeçarja, pronare e sallonit të bukurisë me emrin ‘Eva’ ka ndërruar jetë në spital pas plagëve me armë zjarri që mori në gjoks. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta. Autori është arrestuar 5 orë pas krimit në një zone rurale të Mirditës.

alfred nikolli ne gjykate
Alfred Nikolli, sot para gjykatës

AUTORI LIDHJE INTIME ME PARUKIEREN
Etleva Ndoka, nënë e një fëmije të mitur, e martuar akuzohej nga Alfred Nikolli për tradhti. Ndoka e Nikolli kanë debatuar ashpër në sallonin e bukurisë ku Alfredi hyri i armatosur.

Pas debatit ai ka shkrehur armën në drejtim të Etlevës duke e lënë të plagosur. Ajo humbi jetën pak pasi mbërriti në spitalin e Lezhës. Nga të dhënat, mësohet se 28-vjecarja kishte marrë 2 plumba në zemër, plagë që rezultuan fatale.

Sipas burimeve, Nikolli kishte financuar biznesin e Ndokës dhe kishte kontribuar deri në blerjen e mobiljeve të parukierisë sallon bukurie, ‘Eva’.  

[gallery]19651[/gallery]

(er.nu/shqiptarja.com)