Është ekstraduar nga Athina Ndok Gjeka 48-vjeç nga Lezha i dënuar me 25 vite burg për vrasje, plagosje dhe armëmbajtje pa leje.
 
Ndok Gjeka ka vrarë në vitin 1998 Shtjefën Matian për gjakmarrje, ndërsa më pas është arratisur duke u fshehur në Greqi.
 
Por është identifikuar dhe arrestuar nga policia greke duke bërë të  mundur ekstradimin e tij në Shqipëri për të vuajtur dënimin.
 
Historia

E gjithë hakmarrja ka nisur për vrasjen e motrës së Ndok Gjekës. Shtjefën Matia në gjendje të dehur ka hedhur një granatë dhe nga shpërthimi ka vdekur motra e të pandehurit, ndërsa vetë humbi njërën dorë.
 
Familja e Ndok Gjekës nuk ia fali këtë gjë viktimës, megjithëse bëri disa herë përpjekje për të mos vazhduar gjakmarrjen, duke thënë se vrasja ishte kryer aksidentalisht.
 
I pandehuri nuk e pranoi një fakt të tillë duke vrarë Shtjefën Matian. 


d.b/shqiptarja.com