Në Gjykatën e Përzier të Apelit në Agia të Greqisë, u shqyrtua çështja e vrasjes së një të burgosuri në Chania.
Ngjarja kishte ndodhur më 20 korrik 2019, kur një grup të burgosurish shqiptarë u përplas me një grup pakistanezësh, duke shkaktuar plagosjen e tre personave, njërit prej tyre rëndë, pasi u godit me thikë të improvizuar.
I burgosuri, me origjinë pakistaneze, u transportua në Spitalin e Chania ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe për dy ditë luftoi për jetën në reanimacion, por në fund vdiq nga plagët e rënda.
Për këtë vrasje u arrestuan katër të burgosur, të cilët ishin regjistruar nga kamerat e sigurisë së burgut.
Nga katër të arrestuarit, njëri, me origjinë shqiptare, i cili kishte qëndruar në burg gjithë këto vite, u shpall fajtor për vrasje dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Tre të tjerët u shpallën të pafajshëm për shkak të dyshimeve në përputhje me parimin juridik “në favor të të pandehurit”.
Komente










