Vrasja e Eglantinës, burg për babë e bir! Shkëlzen Buci sillet forcërisht në seancë, i ati buzëqesh! Avokati: Të akuzuarit mohojnë krimin, kontakti i fundit me vajzën në 2009

Vrasësit gjakftohtë babë e bir, Faik dhe Shkëlqen Buci do të qëndrojnë në burg. Gjykatësi Lazer Sallaku ka dhënë gjatë seancës së sotme masën "arrest me burg" për babë e bir, të cilët vranë 23-vjeçaren Eglantina Buci, vajzës së shtëpisë. Ata janë shfaqur të dy në gjykatë, me një pamje aspak të shqetësuar dhe të ftohtë, madje i ati i viktimës edhe ka buzëqeshur para kamerave .

Në të njëjtën kohë Faik Buci është bezdisur nga prania e mediave aq sa i është drejtuar se çfarë kërkonin aty duke dashur t'i largojë.

Media është lejuar të hyjë vetëm në fillim para nisjes së seancës, pasi gjyqi u zhvillua pa praninë e tyre. Prokuror i çështjes Artan Lulo kërkoi "arrest me burg" masë që u miratua nga gjykatësi Lazer Sallaku.

Edhe pse u dënuan asnjëri prej të tyre, as Faik dhe as Shkëlzen Buci nuk kanë pranuar vrasjen e ndodhur 8 vite më parë. Gazetari Merin Maçi raporton se vëllai i viktimës, Shkëlzen Buci është sjellë forcërisht në gjykatë pasi ai  ka refuzuar të marre pjesë duke qenë se nuk ka pranua ngjarjen dhe është shprehur se nuk ka dijeni për fatin e të motrës.

Edhe avokati i tyre, Arben Gramo tha se kontakti i fundit që  Faik dhe Shkëlzen Buci kanë pasur me 23-vjeçaren ka qenë në 2009.

Babai vrau vajzën e tij Elgantina Buci, 23 vjeçe, pasi nuk pranoi bashkëjetesën e saj me një djalë. Ishte i vëllai që qëlloi mbi të motrën e një plumb në kokë dhe më pas e kanë varrosur në zonën e Malit me Gropa. 

Shkëlzeni është i arrestuar si person i dyshuar për tentativën e vrasjes së aktorit Mishel Prela pranë gjimnazit “Partizani” në Tiranë dhe po vuan dënimin me 13 vite burg.

Ndërsa Faik Buci duke fshehur krimin dha para policisë versionin se vajza e tij ishte punonjëse seksi në Turqi dhe ishte rrëmbyer nga një grup i rrezikshëm. Përballë  këmbënguljes së oficerëve për ta hetuar çështjen, babai  ka mohuar të bijën.

1599387672_1ok.jpg

Faik Buci dhe Shkëlzen Buci sot në gjykatë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:54
Burg për Faik dhe Shkëlzen Bucin, avokati: Kontakti i fundit i vajzës në vitin 2009 (VIDEO)

Faik dhe Shkëlzen Buci, të cilët vranë Eglantina Bucin, lihen në burg pas daljes në gjykatë ditën e sotme. Në deklarimin e avokatit të tyre Arben Gramo, dy personat e akuzuar babë e bir e kanë mohuar përfshirjen në vrasjen e saj. Sipas avokatit, vajza kontaktin e fundit e ka pasur në vitin 2009 me ta. Gramo theksoi se provat janë të errëta dhe çështja është rishfaqur nga dyshime dhe deklarata të bëra në gjykimin e mëparshëm, duke konfirmuar dëshminë e informatorit.

"Gjykata penale la në fuqi atë që tha në datën 4, masën e sigurimit 'Arrest me burg', personat nuk e pranojnë që është kryer krimi prej tyre. Provat janë të errëta, nuk ka prova, thjesht janë dyshime të bazuara në gjykimin e mëparshëm, prandaj është rishfaqur çështja, se kjo ka që në 2012, më pas në 2015-ën dhe në 2017 ka vazhduar është pezulluar dhe tani ka filluar është riçelur si çështje dhe është kërkuar kjo masëI ati dhe vëllai tek vitet 2009-2010 janë takuar për herë të fundit, janë interesuar por ajo nuk banonte në shtëpinë e të atit, ka qenë e fejuar gjatë kësaj periudhe.  Është konstatuar ADN e vajzës, është marrë konfirmimi nga nëna e vërtetë e vajzës dhe ato eshtra mund të jenë të Eglantina Bucit. Ata nuk kanë jetuar normalisht, vajza nuk vinte në shtëpi dhe me kërkesat që babai ka bërë vetë ajo nuk vinte në shtëpi dhe prandaj mendohet se mund të jetë prostituuar", tha avokati.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lida: 07/09/2020 10:07

    O njerez anormal qe komentini dhe llogjikoni si kafsh po e keni iden qe jeta eshte e shenjt dhe ate ta ka bere zoti dhurat.Kush jan keta kafsh qe marrin jeten e tjetres dhe flasin per kanun e per nder kur i jati ka shkateruar familjen dhe i vellai ka qene vrases me pages.Kush nga keta te dy e perfaqesonte kanunin?Çfare priste babai qe e bija te ndiqte zakonet,kur ky vet e kishte dhen shembudhin e keq me prishjen e familjes.Çfare te drejte ka ky njeri per ti marr jeten femijes se tij,ajo ishte mosh madhore dhe vendoste vet per jeten e saj.Ky njeri i rritur maleve pa din e imam flet per moral kur ky duket qe nga sjellja qe nuk ka moral dhe eshte anormal.Mjer ato dhe ata te rinje qe kan per figura aterore te tilla figura.Qofte e xhenetit ajo vajze qe ka pasur njefund te till

    Përgjigju
  • Hh: 07/09/2020 07:47

    Mos te ikte nga shtepija, provokim I rende nga ana e vajzes

    Përgjigju
    • Bes: 07/09/2020 13:47

      Ta uroj dhe ty nje fat te till, o kokra e injorantit!!!vdeksh qe komenton pa logjik, Pse po iku vajza to e vrases? i deshi zemra te ikte se ishte printi i pa afte ta mbante! vdekshin gjith injorantet e ketij vendi!!!

  • vjosa: 06/09/2020 15:26

    EDHE ajo vajza nuk duhej te ikte nga shtepia pa pyetur prinderit,,,,,se pastaj ka pasoja,,ku iken ti keshtu pa pyetur asnje,,,edhe kanuni i lekes i aplikuar ne veri te ndjek kudo,,,edhe kur vjen ne tirane...si duket ky turp ne thonjeza i bere nga vajza nuk eshte kaperdire nga babai dhe vellai....

    Përgjigju
    • @vjosa: 06/09/2020 15:48

      Të mart lumi vjoses me këtë mendje që ke.. Po a e di ti o kafshe qe mbas 18 vjeç çdo njeri ka te drejt të vendosi vet për jetën e vet? Shqipëria nuk bëhet sepse ka kafshë si ty...

  • Loran: 06/09/2020 13:50

    Kta qekan me i zhduk si rrac fis****

    Përgjigju
  • meri: 06/09/2020 13:19

    DREJTESI PER EGLANTINEN :

    Përgjigju
  • Miredite: 06/09/2020 13:01

    Vareni ne mesin e Tiranes te dy babe e bire , Prejuani mishin me thik e futeni krip per se gjalli . Nuk gjehen fjal per kte krim . Ky nuk eshte bane . Ky nuk ashte vella. Historija e motres kte vella do ta ndjek edhe ne varr . Sikur ajo te ringjallet ate vella e fal .E ky pa dhimbje i ka marr jeten.Thirreni mendjes o vellezer motra asht shum e shtrejte per ju. Me as gja ne bote nuk ju ndrron.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, Dervishi: Sigurojmë standardet më të larta evropiane, sfidë zbatimi

Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, Dervishi: Sigurojmë standardet më të larta evropiane, sfidë zbatimi