/ATSH-AFP/ - Nëntë punonjës afganë të një OJQ-je çeke u vranë sot në provincën Balkh, në veri të Afganistanit, pas një sulmi tjetër që kishte si shënjestër punonjësit humanitarë në vend", bënë të ditur zyrtarët lokalë.
"Viktimat janë shtatë punonjës humanitarë, gjashtë burra dhe një grua dhe dy roja", theksoi Abdul Razaq Qaderi, zëvendësshef i policisë Balkh, një prej provincave më të qeta në vend.
Qaderi akuzoi rebelët talebanë si autorë të këtij sulmi, të cilët nuk e kanë marrë përsipër përgjegjësinë.
Residenca ku ndodheshin punonjësit e organizatës "People in Need" (PIN) u sulmua nga disa persona të armatosur gjatë natës.
"Fatkeqësisht, gjatë natës së kaluar, disa persona të armatosur kanë sulmuar residencën tonë në Zari dhe kanë vrarë nëntë punonjësit tanë", theksoi një zyrtar i PIN-it.
Informacioni u konfirmua nga Monir Farhad, zëdhënës i guvernatorit të provincës.
Organizatat humanitare janë sulmuar herë pas here këto vitet e fundit në Afganistan.