Një biznesmen u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e sotme rreth orës 20:35 në lagjen "Emiri Metraxhiu" në Elbasan.
Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla, 43 vjeç, u vra me 2 plumba në kokë brenda makinës së tij tip "Range Rover", në karburantin "Xhaxhi Oil" në pronësi të tij, në dalje të Elbasanit.
Gjithashtu, biznesmeni i ekzekutuar ishte edhe pronar i një shërbimi taksi në qytetin e Elbasanit, i quajtur "El Taxi". 43-vjeçari jetonte në Tiranë, te Komuna e Parisit.
Sipas deklarimeve nga vendngjarja dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, biznesmeni sapo kishte dalë nga zyra e karburantit dhe ishte futur në automjetin e tij. Autorët kanë qëlluar disa herë me pistoletë në drejtim të tij, ndërsa dy prej plumbave e kanë goditur në kokë.
Mondi Mëhalla ishte në gjyq për armëmbajtje pa leje, posedim të sendesh të jashtligjshme dhe shpërndarje narkotikësh. 1 vit më parë atij i është gjetur shkop gome.

Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla

Me rreth të kuq, Range Roveri ku u vra Mondi Mëhalla


Personi që shihni në foto është biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla, 43 vjeç, i cili u vra me 2 plumba në kokë brenda makinës së tij tip "Range Rover", në karburantin "Xhaxhi Oil" në pronësi të tij, në dalje të Elbasanit. Gjithashtu, biznesmeni i ekzekutuar ishte edhe pronar i një shërbimi taksi në qytetin e Elbasanit, i quajtur "El Taxi". 43-vjeçari jetonte në Tiranë, te Komuna e Parisit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:35 të mbrëmjes dhe bazuar në deklarimet nga vendngjarja dhe kamerat e sigurisë, biznesmeni sapo kishte dalë nga zyra e karburantit dhe ishte futur në automjetin e tij kur është qëlluar.
Autorët kanë qëlluar disa herë me pistoletë në drejtim të tij, ndërsa dy prej plumbave e kanë goditur atë në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Report tv mëson se ai ushtronte aktivitetin e tij të biznesit në qytetin e Elbasanit, por jetonte në Tiranës në zonën e Komunës së Parisit.
Është hequr nga vendi i ngjarjes, për t'u dërguar në Komisariatin e Elbasanit, makina tip "Range Rover" brenda së cilës u vra Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla. Atentati ndodhi mbrëmjen e sotme rreth orës 20:35 në lagjen "Emiri Metraxhiu" në Elbasan. 43-vjeçari u vra me 2 plumba në kokë, në karburantin e tij "Xhaxhi Oil".

Me rreth të kuq, shenjat e plumbave në xhamin e makinës
Biznesmeni Mondi Mëhalla u ekzekutua brenda në makinë. Autorët kanë vepruar sapo ai doli nga zyra te karburanti në pronësi të tij. Sapo është futur në makinë për tu larguar, autorët i janë afruar tek xhami në vendin e shoferit dhe mësohet se e kanë qëlluar drejt tij disa herë. Siç shihet edhe në këtë foto të Report Tv, në xham dallohen shenjat e plumbave, 2 prej të cilëve e kapën biznesmenin në kokë.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar për ekzekutimin me armë zjarri të biznesmenit Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla, në Elbasan.
Përmes rrjeteve sociale, Salianji shkruan se vrasja e mbrëmjes së sotme në Elbasan tregon degradimin e rendit dhe sigurisë publike.
Reagimi i plotë i Ervin Salianjit:
Vrasja e sotme në Elbasan, pas një serie ngjarjesh kriminale në gjithë Shqipërinë, tregon qartë degradimin e rendit dhe sigurisë publike. Nën qeverisjen e Ramës, vrasjet janë bërë puna më e lehtë, kryhen ku të duan, si të duan dhe kur të duan!
Qeveria që i ka dhënë hov, mbështetje dhe pushtet politik bandave dhe krimit të organizuar. Ka ulur në minimum autoritetin e shtetit dhe respektin për ligjin. Sot, krimi nuk ka më frikë nga shteti, përkundrazi, qytetarët nuk e kuptojnë dot më ku mbaron shteti dhe ku fillon mafia, për shkak të bashkëpunimit politik dhe të favoreve të ndërsjella që marrin grupet kriminale.
Shqipëria është lënë në dorë të bandave, ndërsa qeveria merret me propagandë, fasada dhe luks. Kjo gjendje nuk ndryshon me arsyetime, nuk mbulohet me fjalë, por kërkon reagim dhe ndryshim të menjëhershëm politik, për t’i rikthyer qytetarëve sigurinë dhe shtetit autoritetin.

Policia ka reaguar për vrasjen e Edmond Hykës alias Mondi Mëhalla, 43 vjeç, i cili u ekzekutua me 2 plumba në kokë brenda makinës së tij tip "Range Rover", në karburantin "Xhaxhi Oil" në pronësi të tij, në dalje të Elbasanit.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen "Emin Matraxhiu", brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç.
Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autoritorëve.
Biznesmeni Mondi Mëhalla u ekzekutua me 2 plumba në kokë pranë biznesit të tij mbrëmjen e sotme në Elbasan. Mëhalla, 43 vjeç, rezulton pronar i një karburanti në Elbasan, Xhaxhi Oil, aty ku edhe ka ndodhur ngjarja. Po ashtu, Mëhalla ishte edhe pronar i një rrjeti taksish po në qytetin e Elbasanit, El Taxi. Në pamjet nga vendi i ngjarjes, dallohen disa prej taksive të parkuara tek karburanti ngjitur me Range Rover-in ku u vra 43-vjecari.
Ai nuk është person i panjohur për blutë e Elbasanit. Ai rezulton i skeduar më parë për shpërndarje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje. Siç sqarojnë burime për Report Tv, Mëhalla ishte në gjyq për armëmbajtje pa leje dhe sende të ndaluara. 1 vit me parë atij i është gjetur shkop gome. Ai njihet ndryshe edhe me emrin Edmond Hyka.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

Report Tv ju sjell pamjet e momentit kur familjarët e biznesmentit 43-vjeçar Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla që u ekzekutua mbrëmjen e sotme në Elbasan, mbërrijnë në vendin e ngjarjes. Në video, duket e motra e viktimës, e cila shpërthen në të qara dhe ulërima për humbjen e të vëllait.
Report Tv sjell pamjet nga vendi ku ndodhi ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan. Ai u qëllua me armë në karburantin e tij "Xhaxhi Oil". Në pamje dallohet ende në vendin e ngjarjes mjeti luksoz, Range Rover, ku u vra Mëhalla.
Po ashtu, në pamje shihen edhe disa taksi, El Taxi, rrjet i cili ishte në pronësi të Mehallës.
Biznesmeni Mondi Mëhalla u gjet i vrarë mbrëmjen e sotme brenda një mjeti pranë karburantit të tij në Elbasan. Sipas deklarimeve nga vendngjarja dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, biznesmeni sapo kishte dalë nga zyra e karburantit dhe ishte futur në automjetin e tij. Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se autorët kanë qëlluar disa herë me pistoletë në drejtim të tij, ndërsa dy prej plumbave e kanë goditur në kokë.
Komente












Habitem si ka mundesi qe ska pas polici aty se mbrem ka qene trafik i papare se u kthenin njerzit nga korca dhe ishin rruget totalisht te bllokuara . Policia e krimit, policia e bandave ,fitojne leke duke marr jet njerzish,shtet i poshter i keq .
PërgjigjuKoka ben koka peson.....
PërgjigjuNuk pati nej karratrec me marre makinen......
PërgjigjuEpo kurdo ndodhin ngjarje të tilla të lutemi tek Zoti që mos të kemi viktima të pafajshmë në kalimtarët
PërgjigjuKJO ESHTE SHQIPERIA E EDI RAMES..PTU.RRACE E POSHTER.....
PërgjigjuPolicia e Elbasanit duhet shkrire dhe ne vend te policise duhet te ngarkohet ushtria qe te mbroje qytetaret.
PërgjigjuLale, nuk kemi ushtri. Ca na le fare pa keta horra tani
Policia ka degraduar, te gjithe shefat e prodes e kane mendjen te lojrat e fatit, shperndarja e kokaines e ndonje ndertim paleje bejne ndonje leke. Ishte shume me mire para policia se sa e katandisi proda. Po mblidhet nje tension social qe diku do te shpertheje
PërgjigjuKtu Ka mbaru cdo gjet. Mir e bejn njerezit qe ikin nga ai vend.
PërgjigjuPolicia e paska kryer detyren, se e paska kapur viktimen ca kohe me pare me send te paligjshem, nje shkop gome E pershendes policine shqiptare nga Marakeshi i Marokut!!!
PërgjigjuMe cilin grup ishte ky biznesmeni
Përgjigju