Një 26-vjeçar nga Morana e komunës së Studeniçanit të Shkupit është vrarë në Siri.

Bëhet fjalë për 26-vjeçarin me inicialet K.M i cili po luftonte përkrahës ISIS-it, ndërsa dyshohet se së bashku me të ka humbur jetën edhe një shtetas tjetër nga Maqedonia.

Xhihadisti i ri në dhjetor të vitit të kaluar nëpërmjet pikës kufitare “Bogorodicë” ka dalë nga shteti dhe më pas i është bashkuar xhihadishtëve në Siri.

Nga policia maqedonase kanë konfirmuar se kanë marrë këtë informacion por sipas tyre po punohet në besueshmërinë e burimeve.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)