Nga monitorimet për faunën që po kryen tek Liqeni i Tiranës nga Shoqata për Ruajtjen e Shpendëve dhe Gjitarëve të Shqipërisë (ASPBM), është evidentuar një lloj i ri breshke për Shqipërinë.
 
Breshka është lloj alien (dominues) amerikan i introduktuar në Europë para shumë vitesh, por për Shqipërinë nuk ka pasur të dhëna.
 
Lloji i zbuluar i bashkohet dy llojeve të tjera të breshkave të ujrave të ëmbël, duke e rritur numrin në tre të tilla.
 
Breshkujza quhet red-eared slider (Trachemys scripta elegans), e cila është një specie e listuar si një ndër 100 llojet me invasive në botë sipas IUCN.
 
Ka përhapje të gjerë në Europë si rezultat i përdorimit të saj si kafshë shtëpiake.
 
Biologu i shoqatës Prof. Ferdinand Bego praninë e saj e lidh me mundësinë që dikush mund ta ketë lëshuar në liqen.
 
Gjithsesi gjatë muajve në vijim do të kryhet një studim mbi sjelljen e saj riprodhuese, numrin e individëve, shpërndarjen, sjelljet me llojet e tjera të breshkujzave.

breshka ne tirane

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)