Vullnet Sinaj: Përveç pagës si deputet, si biznesmen jap 100 mln lekë për të prekurit nga tërmeti

Deputeti i PS-së, Vullnet Sinaj ka dhënë 100 mln lekë (të vjetër) për familjet e prekura nga tërmeti. Nga qyteti i Elbasanit, aty ku janë bërë bashkë politikanë, krerët e bashkësive fetare, PD dhe PS, Sinaj tha se përveç pagës së tij si deputet, do të kontribuojë në mënyrë të veçantë edhe si biznesmen. Për Sinën, kjo e keqe e madhe nxori në pah një të mirë...tregoi që të shqiptarët janë të gjithë bashkë.

"Ndonjëherë thuhet që e keqja dhe e mira rrinë shumë afër dhe sot në këtë ditë, shkoj që e keqja e tërmetit na ka bërë të gjithë bashkë. Doja të shprehja trishtimin tim, hidhërimin, ngushëllimet e familjarëve që kanë humbur familjarët që kanë humbur të afërmit e tyre, të falenderoja trupat e specializuar që erdhën nga vendet mike. Unë në politik kam hyrë nga biznesi, para një ditë grupi i PS vendosi që të linte pagën e nëntorit për të ndihmuar familjet e dëmtuara, por mua nuk më shkonte kaq për shtat. Veç asaj rroge do të jap edhe 100 mln lekë të vjetëra nga llogaria ime personale. Me gjithë zemër, ftoj të gjithë ata që kanë mundësi sado të kenë mundësi të kontribuojnë. Shpresoj që Zoti të mos na vërë më në vështirësi për të treguar që jemi bashkë", tha Sinaj.


Lajmi kryesor:

SOLIDARITET/ Biznesmeni bën për 'dush të ftohtë' politikanët: Keni nga 2-3 shtëpi që i përdorni vetëm 10 ditë në vit...pse s'i hapni për banorët? (VIDEO)


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave