Wojciech Szczesny pranon ofertën e Barcelonës, i vendos kushte katalanasve

Wojciech Szczesny pranon ofertën e Barcelonës, i vendos kushte katalanasve

Wojciech Szczesny

Dëmtimi i rëndë dhe me gjasë mbyllja e sezonit për Marc Andre ter Stegen ka bërë që Barcelona të jetë në kërkim për një portier të ri. Duket se klubi katalanas ka akord me Wojciech Szczesny, polakun që dy muaj më parë e mbylli me Juventusin.

Edhe pse pa angazhime, Wojciech Szczesny ishte pranë 'pensionit', por një ofertë e papritur e ka tunduar. Megjithëse ka thënë "po", polaku i ka vendosur kushte katalanasve dhe kjo për rolin e titullarit që kërkon në ekip.

Szczesny pranon të dalë nga 'pensioni', por ende i duhet më shumë kohë për të marrë vendimin. Më herët, u raportua se Barcelona do të mbante Inaki Penën si portierin e tyre të parë këtë sezon edhe nëse nënshkruan me një të ri dhe Hansi Flick e mbështet portierin që ka në dispozicion për të zëvendësuar Marc Andre ter Stegen.

Szczesny u tërhoq si lojtar aktiv i Juventusit dy muaj më parë. Ai bëri 35 paraqitje për bardhezinjtë sezonin e kaluar, duke pranuar 30 gola dhe duke mbajtur 15 herë portën e paprekur në Serie A.

Kontratë 1-vjeçare, pagë e ulët dhe mbi të gjitha një vend si titullar, këto janë kërkesat e përfaqësuesve të portierit polak. Me Flick që ka besim te Inanki Pena dhe klubin që kërkon një portier të ri, priten zhvillime të reja në kampin katalanas.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje