Xhaçka në Kolonjë: Të sigurt për mandatin e tretë! Isai: Rama ngriti diplomacinë e Shqipërisë në nivelin e Konicës e Nolit

Xhaçka në Kolonjë: Të sigurt për mandatin e tretë! Isai: Rama ngriti diplomacinë e Shqipërisë në nivelin e Konicës e Nolit

Ministrja Olta Xhaçka dhe kryebashkiaku Erion Isai

KOLONJË- Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhacka, kandidate për deputete ne listën e skuadrës socialiste në qarkun e Korçës ka zhvilluar një takim elektoral në Kolonjë. Për Xhaçkën në Kolonjë është bërë shumë, por ka ende për të bërë ndërsa vlerëson bashkëpunimin me kryetarin e bashkisë Kolonjë, Erion Isain.

"Për ne kjo është një fushatë me zemër të hapur, me derën e hapur për gjithë qytetarët që kanë diçka për të ndarë me ne, qoftë në formën e shqetësimeve apo qoftë në formën e aspiratave për të ardhmen. Pa diskutim i ofrojmë Kolonjës një 4 vjeçar me projekte transformuese, me investime më shumë. Është bërë shumë për Kolonjën gjatë këtyre viteve të fundit, aq sa nuk është bërë gjatë gjithë viteve të tranzicionit, por shumë më tepër është në plan për të bere për ta. Edhe për të kthyer mbrapsht borxhin e madh për mbështetjen e jashtëzakonshme që i kanë dhënë Partisë  Socialiste por edhe gjithë vendit me emrat e shquar dhe me figurat që kanë kontribuar për historinë e këtij vendi. Marrëdhënie e shkëlqyer, një djalë i jashtëzakonshëm, energjik dhe pranë komunitetit në çdo orë ", tha Xhaçka.

Kryebashkiaku Erion Isai shprehet se skuadra është në terren për të maksimizuar votën për partinë socialiste e për të vazhduar punën e nisur në qytetin që ai administron.

"Rama ka sjellë në vendin e diskursit me të lartë diplomatik si Faik Konica, e Fan Noli ministren e jashtme të Shqipërisë. Është një vlerësim i madh dhe një mundësi e mirë lobimi për zhvillimin e zonës përmes projekteve ndërkombëtare.  Sa më e fortë të jetë figura politike që përfaqëson Kolonjën, aq me te mëdha do të jenë investimet. Unë jam i lumtur që Partia Socialiste dhe Edi Rama dashurinë për Kolonjën e kanë treguar me vepra”, tha Isai.

Partia Socialiste synon të marrë 7 mandate në qarkun e Korçës.

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mrekullia: 20/03/2021 09:11

    Fakti qe qoftelargu vuri kryetar bashkie edhe dordoleca te teatrit te kukullave tregon me se mire emancipim dhe vizion. Edhe turpi skuqet nga keto thagma.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja